Okt 272016
 

futbollishqiptar_rrethi

Në takimin e kryesisë, që u mbajt më 22 Tetor, përpos vlerësimit të suksesshëm të përfundimit të Kampionatit të Futbollit 2016, për çka, si çdo vit, u shqyrtuan pikat e parapara për këtë takim, u caktua edhe data e saktë e garave për Turnirin e Nëntorit, që do të mbahet në

Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë, më datën 20.11.2016, në orën 12:00.

Formulari për paraqitjen online të ekipeve, si dhe informatat shtesë, do të jenë së shpejti të publikuara në faqën zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

 

Për informata dhe pyetje, ju lusim të përdorni formularin kontaktues!

Ekipi për informim

 27. Oktober 2016