Sep 232012
 

Pas një pauze të gjatë  stadiumi në Prottes  zbukurohet nga  lojtarët e Lsh f A-së

Në një ditë relativisht me temperatur të ulët, nuk u pengoi që shumë shikues të jenë prezent në fushën e futbollit ku patën rastin që të shohin, loja shumë të bukura si dhe interesante .
Filluam me Shqiponjën e cila sot me sukses zhvilloi tre ndeshje ,ku u kthye me 9 pikë në shtëpi  fitoi ekipin Bish e cila tregoi një lojë shumë të mirë por Fc Shqiponja sot ishte e pa mposhtur.Pastaj edhe kundër lahutës së Malësisë zhvilluan një ndeshje teje
dramatike   ku të dyja ekipet patën shumë raste për shenim ,por edhe këtu Shqiponja u tregua më e saktë.
Fc Vllaznimi edhe një herë tregoi kualitetet e saja duke mos e lën as një mundësi ekipit kundërshtar  për të ndryshuar rezultatin  në favorin e tyre.
Fc Megi nuk është rastësisht në vendin e dytë të tabelës me lojën e sajë shum të sigurt  gati e pamundsoi që Afrim Zhitia të bën diç më shumë në këtë takim një lojë me shumë gola demoralizoi edhe ekipin e Afrim Zhitis e cila tregoi prap ,vlera sportive duke u ballafaquar  me ekipe të rangut më të lart si ishte në këtë rast Fc Megi.
Si çdo her Fc Timi me stilin e saj si ekip që deri tani është një prej ekipeve me dosciplin të lartë merë një rezultat pozitiv kundër Lahutës, e cila sot nukë ishte në nivelin e sajë të lojës .
Të gjitha ndeshje ishin shum lart të cilsuara në disciplin ku edhe referët nuk patën thuajse as një vështirsi ,për të ndarë drejtësi në asnjë nga  këto takime. Në mënyrë publike falenderohen edhe vëzhguesit si dhe mbajtsit e rendit ku gjithë çka shkoi sipas plan programit .
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Për Ligën
Kr.i Komisionit Halil Jashari
 
 
 
 23. September 2012
Sep 172012
 

E diela prap na thërret në raundin e radhës të Lsh f A-së

Më 23.09.2012 Barbara Sdadion  2242 Prottes

Starton pjesa vjeshtore e kampionatit  në futboll, ku të gjitha përgaditjet jënë kryer me
kohë për mbar vajtjen e ndeshjeve të raundit si dhe ndeshjeve të ngelura nga pjesa pranverore e kampionatit.Të nderuar  përfaqsues të ekipeve ju ftojmë  zyrtarisht që të jeni të gjithë në fillimin e vazhdimit të kampionatit në futboll në Lsh f A.
Ku edhe një herë duhet të dëshmojmë se nëpërmjet sportit dhe aktiviteteve tjera sportive dotë kemi mundësin që të bashkuar të ruajmë kulturën dhe traditën tonë shumë të vlefshme.
Për këtë javë nga ndeshjet e ngelura dotë zhvillohet njëra prej tyre .
   Shqiponja -Lahuta e Malësisë
 
Si pas vendimit që është marë  në raundet e radhës dotë kemi  tre referë në disponim që në mënyrë sa më profesionale të gjykohen dhe të referohen ndeshjet e ngelura.Me këtë rastë ftohet e gjithë mërgata  shqiptare që të jetë prezent në këto ngjarje sportive ku me prezencën tuaj të nderuar dotë madhështojmë aktivitet të cilët priten që në tre raundet e fundit të kemi befasira shumë të këndshme siç është edhe e paraparë që në raundin e fundit dhe ate përbyllës të kemi mysafir shum të shquar të jetës politike si dhe asaj sportive .

Edhe një herë të gjitha organet e Lsh f A janë të  përgaditura  dhe të motivuara  për ti  kryer detyrat që janë paraparë  që edhe në këto tre raunde të fundit ti ofrohen ekipeve për     zhvillimin e ndeshjeve  të tyre .

Për Ligën   Halil Jashari

 
 17. September 2012
Sep 162012
 

 Halil Jashari

Sikur u mësua ekipi sv Albania si mysafire në tre ndeshje merrë tre fitore dhe kështu mbetet lart në kreun e tabelës me dy gola shum të bukur kundër Aspern shënon një fitore shumë të vlefshme pas asajë humbje të thellë në vendin e sajë.

Mes rasteve të shumta që i krijuan sv Albania mësë miri u gjet kapiteni i saj  Robert Gjinaj që në min 18  me një gol shumë të bukur solli ekipin e tij në avantazh si dhe pas disa minutave po ashtu nga një aksion shum të  mirë vjen edhe goli i dytë i shënuar në min e 25 nga Lulzim Bojku.

Për këtë fitore me siguri se edhe mbrojtja kishte meritat kryesore ku në asnjë rastë nuk lejoi që të vëhet në rrezik porta e Sokolit i cili ishte në krye të detyrës.
 

 

 

 16. September 2012
Sep 102012
 

Kuvendi i LSHFA-se                         Vjene me 8.09.2012

Rendi I dites:

Vazhdimi i pjeses se dyte te kampionatit 2012

  • Rezyme
  • Pregaditjet e liges ne pergjithesi
  • Raport i aktivitete te LSHFA-se gjate veres
  • Informim mbi ndryshimet dhe risit  ne Lige
  • Ekskuzioni Vlora 2012

-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:-:

  • Raport i persgjithshem nga Kryetari i LSHFA-se mbi vazhdimin e e pjeses se dyte te kampionatit 2012,   ndyshimet sa i perket mbi fushen/terenin e futbollit. Te gjitha  xhirot  e mbetura do te mbahen ne Prottes me 23.09.  si dhe 30.09. kurse ne xhiro e fundit  ku do te shpallet edhe kampioni  i vitit 2012 eshte me 7.10.2012.

Ne xhiro e fundit   eshte parapare edhge nji program artistik, njiherit do te ftohen    ministri i diapores i republikes se Kosoves z. Makolli,  ministria e kultures dekasteri i   sportit z. Gjonbalaj, ambasadori i Rep se Kosoves z. Kiqmari, ambasodori i Rep. se       Shqiperise z. Miranoli, kryetari i federates se futbollit  te Kosoves z. Vokrri si dhe      perfaqesuesi shqiptare prane ambasades se Maqedonise.

Ekipet qe ishin prezente  u zotuan se jane gati  per vazhdimin e kampionatit.

Pregaditjet: Kerkesa e Liges eshte qe te gjitha ekipet  nikoqire te jene te pregaditura ashtu si e shef rregullorja, topat, fanelat, kujdestaret etj.

Per aktivitetet e veres mund te veqojme takimet zyrtare te perfaqesuesve te LSHFA-se Januz Saliuka dhe Adbdullah Abdullahu me minstrin e diapores ne te rep. se Kosoves z. Makolli.  Informin i plote mbi punene dhe aktivitetet  e LSHFA-se, qellimete dhe synimet per te ardhemen , angazhimet  qe ka Liga per te gjitha moshat te shqiptaret ne Austri  dhe veprimete paraprake per ruajtje e identitetit kombetare dhe luftimin e dukurive negatite ne shoqeri.   Kjo forme e organizimit sikurse qe ka LSHFA eshte e veqante ne gjithe diasporen shqiptare dhe forma e garimit eshte e veqante. Per punen  3 vjeqare mund te falemnderiojme angazhimin  e mirtefillte te te gjitha ekipeve garuese dhe individeve, kryesise per punen e vazhdueshme  qe ky aktivitete te zhvillohet edhe me tutje.

 

Nga ministria  u paraqiten  planet e zhvillitmit ne diapore, procesete te  cilat eshte duke kaluar minstria per aktivitetet dedikuar diaspores si ne vend dhe ne shtetet mike dhe per planifikimin e qendrave kuturore shqiptare ne diapore, Vjena ze vend te rendesishem  ne planifikim dhe zhvillime  ne diapore, pritet ne te ardhmen  qe edhe Vjena te  pasurohete me nje qender Kulturore.

Format e bashkepunimit te ndersjellte te LSHFA-se dhe ministrise do te thellohen ne fusha te ndyshme, ne si Lige do informojhme rregullisht per aktivitete tona ne Vjene dhe ne momentin e hapjes se qendres Kulturore  Liga do jepe kontribut te rendesishem

per  mireqenjen e kesaj qendre kuturore dhe ndihet  si pjese e pandashme e aktiviteteve sportive dhe kulturore te shqiptare ne Vjene/Austri.

 

-Po ashtu kishim edhe takim pune edhe ne ministrine en kultires se rep. se Kosoves me keshillatarin e minsitrise z. Gjonbalaj.   Ishte informim i ndersjellet mbi aktivitete nga te dyja palet njeherit per LSHFA-ne u hapen edhe prespektiva te reja ne fushen e aktiviteteve sportive ne Kosove, veqanerisht me federaten e futbollit.  Nuk mungoj as perkrahja morale nga minsitria e kultures per aktivitetin  eLSHFA-se dhe per pune e sukseshme deri me tani.  Mundesite e bashkepunimin ne mes te LSHFA-se dhe Ministrise se Kultures hapin perspektiva te reja ne lemin e sportit dhe kultures.

 

Vlene te veqohet se LSHFA planifikon turnirin e 100 vjetorit te pamvaresise  Shqiperise pas perfundimit te kampionatit 2012.  Shpresojem se deshirat dhe planet te realizohen ashtusi eshte parapare.

Kerkese te gjitha ekipeve nese mund te sigurojne nje halle per mbajtejen e Turnirite te 100 vjetorit te pavaresise, te lajmerojjne sa me pare kryesine e  Liges.  Shpresojem se per hargjimete salles  do te na sponzoroje partia social demoktare e austrise ne vjene (SPÖ Wien).

Informim: Ekipi i refereve pasurohete edhe me nji refer te ri i njohur edhe me heret ne Lige si trajneri i perfaqesueses Musliu. Musa ka kaluar pregaditjen dyjavoreshe per licencim te refereve dhe ne te ardhmen do te paraqeitete si refer ne fushe, njiherit per vezhgues Liga ka edhe nje person te ri  Avdyl Gjocaj.

Viti 2012 eshte viti  festes kombtare, viti I 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise – dita e flamurit. Per nder te kesaj feste LSHFA organizon

Ekskuzionin Vlora 2012,     udhetim nje javore  nga Vjena ne Vlore. Nga 24.11.2012 deri me 2.12.2012.

Udhetimi do jete me autobuse nga Vjena ne Ulqinj,  Shkoder, Butrint,  Lezhe, Durres, Vlore, Kruje, Tirane, Fier, Gjirokaster, Berat, Sarande etj.

 

Per LSHFA-ne

Januz Saliuka

 10. September 2012
Suffusion theme