Jan 262015
 

Klubi Futbollistik KRENARIA

 

Klubi Futbollistik KRENARIA, pas zyrtarizimit për pjesëmarrje në TURNEUN E PAVARËSISË 2015, që do të mbahet në Ternitz, pagoi edhe obligimin financiar 100%, dhe kështu siguroi vendin në gara!

Falënderojmë për kryerjen e procedurave të rregullta dhe urojmë suksese!

Ekipi për informim

 26. Januar 2015
Jan 262015
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Në orët e vona të datës 24.01.2015, më saktësisht (sipas protokolit zyrtar) në orën 22:11, në zyrën e Ligës, filloi Mbledhja e Parë e Ekipit Teknik, që zgjati deri në mesnatë.

Pas propozimit, që para disa javësh erdhi nga aktivistë të Ligës sonë, në një ndër mbledhjet e kaluara të Kryesisë së Ligës, u vendos që të zyrtarizohen formimi i Ekipit Teknik (ET) dhe Ekipit Për Indormim (EPI), tashmë të nevojshëm për Ligën!

Ekipi për Informim, që përbëhet prej tre (3) anëtarëve, po vazhdon punën e vet, ku pos detyrave për informim në faqën zyrtare të Ligës por për nder të sportdashësve edhe në facebook, ka përgjegjësinë edhe në shpërndarjen e informatave edhe brenda organeve të Ligës!

Ndërsa Ekipi Teknik, që tashmë përbëhet nga katër anëtarë që do të jenë të rregullt, mori përsipër për të realizuar detyrat dhe përgatitjet e nevojshme gjatë garave në kuadër të Ligës së Futbollit Shqiptar në Austri.

Pikat e rendit të ditës ishin këto:

  • Mundësia e paraqitjeve të ekipeve ONLINE
  • Përgatitjen për xhirime në vendngjarje gjatë garave
  • Sigurimi i teknikës së nevojshme gjatë garave
  • Shqyrtimi dhe përpilimi i mundësive të komunikimit brenda dhe jasht Ligës
  • Të tjera

Për detajet e mbarëvajtjes së këtij takimi, vendimet e marra dhe detyrat e radhës, do të raportohet dhe informohet Kryesia e Ligës në mënyrë protokolare.

 

Ekipi për informim

 26. Januar 2015
Jan 262015
 

Këtë të shtunë, në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë, 1090 Rögergasse 16), në mbledhjen e kryesisë, ku ishin të pranishëm edhe ekipet e punës dhe komisionet që bashkëveprojnë në kuadër të kësaj Lige,  u dha drita jeshile për paraqitjen e ekipeve pjesëmarrëse në Turnirin e Pavarësisë 2015. Ky Turnir Tradicional që mbahet në Austri që nga viti 2008, fillimisht organizuar nga Mexhid Bislimi, këtë vit do të mbahet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Ftohen ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir të futbollit, të paraqiten për pjesëmarrje që nga sot! Pjesëmarrja për ekip është  100€ (Euro)!

Turniri do të mbahet në Ternitz, në sallë (parket), më 15.02.2015, dhe fillon nga ora 9:00! Për informata tjera, ju njoftojmë me kohë!

Paraqitja e ekipeve mund të bëhet edhe ONLINE, drejtëpërdrejt përmes formularit tonë !

Ekipet që qysh tash dëshirojnë të jenë në këtë TURNIR, janë:

  1. Shqiponja NKturniri 2015 - i pavaresise
  2. Struga
  3. Gjenerata
  4. Presheva
  5. KF Drenica
  6. Shqiponja II
  7. KF Ballkan
  8. FC Timi
  9. KF Krenaria
  10. Mërgimi
  11. Galatasaray
  12. Afrim Zhitia
  13. Ende s’ka emër
  14. SV Albania

Të gjitha këto ekipe korfirmuan edhe zyrtarisht pjesëmarrjen, me përjashtim të katër nga prej tyyre, që pritet konfirmimi i tyre!

Rregullorja dhe sqarimet përkatëse do t’u dërgohen ekipeve me kohë! KUJDES, luhet në sallë dhe patikat duhet të jenë që nuk lëshojnë gjurmë – të ashtuquajtura NON-MARKING!

Pagesa mund bëhet në dy mënyra:

  • Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: TURNIRI I PAVARËSISË 2015)
    • Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
    • Banka: VOLKSBANK
    • BIC: MVOGAT2102W
    • IBAN: AT074211045492830000
  • Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës

Disa nga këto ekipe tashmë kan kryer obligimet e tyre 100%  në arkën e Ligës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen e tyre në TURNEUN E PAVARËSISË 2015!

Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes    ose përmes telefonit! Për numrat e nevojshëm 

Ju urojmë mirëseardhje dhe suksese!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 26. Januar 2015