Apr 292018
 

Sot përfunduan ndeshjet e xhiros së radhës, në Kampionatin 2018, që mabahen në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Rezultat mund t’i gjeni në linkun REZULTATET 2018

ose të klikoni në linkun e faqes si më poshtë:

Komisioni i garave dhe kryesia janë kontaktuar dhe pyetur nga sportistë dhe aktivistë, për arsyen e ndeshjeve, ku disa ekipe luajtën më pak lojë, e disa më shumë!

Ju njoftojmë, se

Kampionati ka gjithsej 72 ndeshje futbollistike, ku
secili ekip ka 8 ekipe kundërshtare, dhe
do të ketë gjithsej 16 ndeshje!

Ndarja e ndeshjeve bëhet nga KOMISIONI I GARAVE dhe në atë mënyrë që secili ekip të ketë pritje dhe pushim të mjaftueshëm për deshjet e radhës! Në xhiro luhen zakonisht 12-14 ndeshje, varësisht sipas planifikimeve që komisioni e kalkulon sistemin e garave! Komisioni i garave, ekipi teknik dhe ai për informim, por edhe anëtarët e kryesisë, ju përgjigjen me dëshirë të gjitha pyetjeve që mund të keni, por ju lutemi të na kontaktoni përmes formularit kontaktues, këtu, pasi që jemi të ngarkuar me përgaditjen e materialeve, vlerësimin e tyre, me protokolen e ndeshjeve, arkivimin e tyre dhe me publikimin e tyre së fundi!

Publikimet në FACEBOOK, bëhen nga aktivistë dhe anëtarë të kryesisë, ku mund të ketë edhe ndryshime të shpeshta në informacione, por njoftimet dhe rezultat e faqes zyrtare, pra kjo që po lexoni, vlejnë si rezultate dhe vendime! Informatat në FACEBOOK bëhen për arsye të dashamirëve dhe sportistëve, që e përdorin atë, prandaj edhe Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, si shumë e shumë të tjerë, mundohemi që të jemi sa më shumë informues edhe në FB! Shumica e informatave bëhet në koordinim me kryesinë ose anëtarë të kryesisë.

Pra, për kontakt dhe pyetje, ju lusim klikoni në KONTAKT ose këtu!

NJOFTIM 2:

emisionin „Sa më afër“Kosovë, në radion RADIO KOSOVA, sonte, nga ora 22:10, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, kryesia, janë drejtëpërdrejtë të inkuadruar në këtë emision!

Linku i emisionin në internet: http://www.rtklive.com/radio/radio_kosova.html

Duke ju falënderuar për pjesëmarrje dhe për bashkëpunim, urojmë të vazhdojnë sukseset tona edhe në të ardhmen!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

 29. April 2018
Apr 272018
 

Njoftim!

Ashtu sikur që ju kemi informuar, që nga sot presim listat e lojtarëve, për ndeshjet e radhës, më 20.04.2018, që do të mbahen në 1100 Vjenë, ANKERBROT, sikur edhe herën e kaluar!

Lusim përfaqësuesit e ekipeve, ose të ngarkuarit me detyrë, që të dërgojnë radhitjen e lojtarëve, me numrat përkatës!

P.sh.:

1. Portier Fisteku
2. Mrojtës Fortuesi
3. Tjetri Radhitur

9. Shënim Golashi
10. Lojtar Dhetori

e kështu me radhë, maksimalisht 15 lojtarë!

 

Ju lusim ta përdorni formularin në vazhdim!
Në emër të kryesisë!

Ekipi për informim  – A.J.

 

    EMRIN E EKIPIT (Duhet shënuar)

    E-Mail-Adresa për kontakt (Duhet shënuar)

    Telefoni për kontakt (Nevoitet të shënohet)

    EMRI i personit (Duhet për kontaktim)

    Logoja e ekipit (nëse ka ndryshim)

    Këtu shënohen EMRAT E LOJTARËVE dhe NUMRAT

    captcha

    Në vazhdim plani i ndeshjeve, që munt të ketë ndryshim në terenin sportiv, sipas planifikimeve dhe vendimeve të komisionit të garave në Ligësn Shqiptare të Futbollit në Austri!

     

     27. April 2018
    Apr 222018
     

    Ekipi Teknik në bashkëpunim me Komisionin e Garave, që veprojnë në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për ndeshjet e radhës, publikon këtë radhitje të ndeshjeve!

    Ju njoftojmë, se përshtatjet në fushë të lojës janë të mundshme!

    Ju urojmë suksese dhe lojë fair play!
    Ekipi për informim

     22. April 2018
    Apr 152018
     

    Të nderuar sportdashës,

    vitin e kaluar përfunduan ndeshjet kampionale të 2017 në Vjenë, në terenet sportive të becikut të 21-të, gjë që bëri të shtohen dëshirat për të realizuar Kampionatin 2018 në Vjenë! Kështu edhe ndodhi! Këtë vit, për sezoni pranveror, u vendos që ndeshjet Kampionale 2018, të realizohen në Vjenë, në terenin sportiv „Ankerbrot“, në becirkun e 10-të, që do të mbahen ndeshjen për këtë sezon që tashmë me sukses edhe filloi!

    Sipas traditës në Ligën Shqiptare të Futbollit, Kampionit 2018 zyrtarisht e hapi kryetari Halil Jashari, me fjalën e rastit, por prezent ishte edhe ish-kryetari Qani Sulejmani, i cili ende qëndron pranë Ligës Shqiptare, me kontributin e tij sportiv.

    Ekipet e reja, që këtë vit iu bashkangjitën Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për të garuar gjatë kampionatit në futboll, janë Kumanova, Besiana dhe SV Albania.

    Besiana ishte e suksesshme për këtë fillim të garave, me asnjë humbje, që mori pikët e merituara për një radhitje tabelare të mirë, që mund të ndikojë në cilësinë e lartë të ndeshjeve që pasojnë.

    Nër ekipet e reja, që marrin pjesë për herë të parë në garat kampionale, është edhe SV Albania. Ky ekip realizoi sot ndeshje të shkëlqyera, që me një sukses të shkëlqyer dhe me lojë cilësore, nuk lejuan asnjë kundërshtar të shënojë gol, dhe mbesin për momentin ekipi me asnjë gol të pranuar, por duke shënuar plot 13 gola të merituar.

    Me padurim priten ndeshjet e radhës, për të parë cilësinë e tyre në garat e radhës, që do të mbahen më 29.04.2018, po në të njëjtin vend, në „Ankerbrot“, 1100 në Vjenë.

    Kumanova, si ekipi me sportistët më të rinj, dhe ekip i ri në garat kampionale të vitit 2018, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, nuk patën shumë fat. Edhe pse kundërshtarët shënuan shumë gola, ata arritën që të shënojnë dy herë, por kjo nuk ju mjaftoi të ngriten më lartë në tabelën aktuale, që për momentin figurojnë në vendin e fundit.

    Cilësia e disa lojtarëve ishte shumë e lartë, që shton shpresat në ndeshjet tjera kampionale, gjë që mund të na befosojnë edhe me ndonjë fitore.

    Kampioni i shumëfisht, ekipi FC Timi, edhe pse treguan lojë të mirë , si gjithmonë, kësaj radhe nuk arritën të renditen në krye të tabelës, pasi që hasën në konkurrencë të forë, duke humbur disa pikë të rëndësishme, në këtë rast renditen në vendin e pestë në tabelën aktuale! Edhe pse patën humbje, lojtarët e ekipit veteran FC Timi, nuk ishin kundështarë i lehtë, që gjë tregon golaverazhi 6:5, dhe që në ndeshjet e  radhës me padyshim do të ndikojnë për ndeshje shumë cilësore.

    Usaj, që tashmë vazhdon të garojë rregullisht në ndeshjet kampionale në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, kësaj radhe shënuan gol, dhe po ashtu ishin në formë të mirë, por fati deshi që të mbeten pa pikë të fituara dhe rënditën vetëm një vend më lartë se ekipi Kumanova. Mbase në ndeshjet e radhës, kjo mund të ndryshojë për të mirë të ekipit USAj, pasi që cilësia në disa nga lojtarët e tyre është mjaft e lartë.

    Deçani, që në vitin e kaluar ishin Nënkampion në garat kampionale, filluan vininb kampional 2018 me shumë sukses, gjë që tashmë radhiten në vendin e parë, duke kryesuar me plot meritë tabelën aktuale.

    Pasi Deçani mposhti të gjithë kundërshtarët, dhe realizoj një numër të lartë golash, në ndeshjet e radhës, me pa dyshim, do të realizojnë ndonjë nga derbit e parë në këtë kampionat.

    Në këtë kampionat, më të suksesshmit, për nga organizimi dhe realizimi i ndeshjeve, mund të llogaritet ekipi KF Krenaria, që garon tash e pesë vjen në garat e organizuara nga Liga Shqiptare e Futboolit në Austri.

    Ky ekip, sivjen, arriti të mposhtë disa nga kundështarët dhe të rënditet me një meritë të plotë në vendin e tretë në tablelë, që shton shpresaat e ndeshjeve cilësore në të ardhmen.

    Në ndeshjet e xhiros ishin edhe shpresat e reja, që si gjithmonë janë afër Ligës Shqiptare, dhe që rregullisht përkrahin emocionet sportive në fushaë të lojës.

    I falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe iu urojmë suksese gjatë Kampionatit 2018!

    Deri në xhiron e radhës, më 29.04!

    Ekipi për informim

     

     

    I falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe iu urojmë suksese gjatë Kampionatit 2018!

    Ekipi për informim!

     15. April 2018
    Suffusion theme