Jul 272020
 

Përfundoi aktualimi i të dhënava dhe i arkivit shumëvjeçar i materialit të vebfaqes së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, si planifikim i paraparë për modernizimin e teknologjisë, që kryhet nga firma IT SOLUTIONS AJSBERG, me produktin WEBILLUSION, që sponsoron Ligën Shqiptare në fushën e IT-së.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë sponsorën që ndihmuan  deri më tash, që i kemi falënderuar vazhdimisht gjatë viteve aktive të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha institucionet dhe aktivistët për bashkëpunime, si dhe sponsorët aktual, firmën ALBAKOPIE.AT, firmën TIMI-TRANS.AT dhe firmën WEBILLUSION.EU që janë afër nesh!

Urojmë për bashkëpunime dhe mbështetje të reja!

JU FALËNDEROJMË TË GJITHËVE!

Ekipi për informim (A.J.)

 27. Juli 2020
Jul 242020
 

Për momentin faqja po aktualizohet…!

Materiali vazhdon të transferohet në parapavijë!

 24. Juli 2020
Apr 232020
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, u uron ditë të mbara gjatë muajit të Ramazanit, duke u dëshiruar mbarëvajtje të lehtë gjatë axhërimit, fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Kryesia e Ligës

 23. April 2020
Apr 192020
 

Të nderuar sportdashës, sportistë, bashkëpunëtorë dhe bashkaktivistë!

Duke përcjellë situatën e pandemisë, që është përhapë nëpër gjithë botën, dhe duke respektuar vendimet shtetërore, për deri sa nuk dihen masat që do të ndërmerren në të ardhmen, nuk mund të caktojmë datën e saktë të fillimit të KAMPIONATIT 2020 në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Për vendime dhe informata të tjera ju njoftojmë me kohë! Uromë të takohemi së shpejti në aktivitetet tona kulturore e sportive!

Në emër të kryesisë së Ligë Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim (A.J.)

 19. April 2020
Apr 102020
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve të krishterë, ua uron Pashkët, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet! URIME PASHKËT!

Ekipi për informim!

 10. April 2020
Suffusion theme