Apr 112013
 

                                Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

Të nderuar/a  Bashkëatdhetar/e  tani  më  siq e dini  Liga Shqiptare e Futbollit në Austri me seli në Vjenë, ka  hyrë në sezonin e katërt  të saje garues !

LSHFA (shkurtesa për Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri) në përbërjen e sajë numëron nënt (9) ekipe futbollistike që bëjnë gara në futboll të vogël , të nderuar/a  Bashkëkombas/e  misioni i LSHFA-së është ngritja dhe përfaqësimi i kulturës sportive të Shqipëtarëve të mërguar në Austri.

Tanimë  aktiviteti i LSHFA-së është bërë një nga vendtakimet e Shqipëtareve sidomos të atyre që jetojnë në Vjenë dhe rrethinë, ky aktivitet dhe garat e ekipeve pjesemarrese ne kete Lige  mund ti përcjellni  edhe  Ju Bashkëkombas/e të nderuar/a qofte permes  prezencës suaj aktive në fushën e futbollit ne Franz Koci Strasse 1, 1100 Wien ose edhe permes Faqes se Internetit (http://albanischefussballiga.at/ ) hyrja është natyrisht gratis!

Mos ngurroni  ejani edhe Ju  , loja e Futbollit ofron emocione, i ofron njerezit me njeri tjetrin, ejani dhe  relaksohuni me aktivitetin e LSHFA-së!

Në vazhdim po ua komunikojmë orarin  e garave për sezonin pranveror :

 

Adresa: Franz Koci Strasse 1 , 1100 Wien ( Favoriten)

e Diel, 21.04.2013  ora – 11.30 – 16.30 
e Diel, 12.05.2013  ora – 10.00 – 15.00
e Diel, 02.06.2013  ora – 10.00 – 15.00
e Diel, 16.06.2013  ora – 10.00 – 15.00

Jeni të mirëseardhur !

Risi!!!! që nga xhiroja e ardhëshme( me 21.04.2013) forcat e tyre do ti masin edhe dy ekipe te grupmoshave te reja (10 deri në 12 vjeq) të ekipeve KF Lahuta e Malësisë dhe FC Timi !

Kryesia e LSHFA-së

Abdullah Abdullahu

 11. April 2013
Suffusion theme