Jan 252017
 

Tashmë janë në përgatitje planifikimet e KAMPIONATIT TË TETË në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

Ekipet e punës së bashku me anëtarët e kryesisë dhe aktivistët e Ligës Shqiptare, tashmë po planifikojnë mbarëvajtjen dhe fillimin e Kampionatit të 8-të në futboll, gjë që tashmë është traditë në këtë ligë. Edhe pse së shpejti do të jetë takimi i parë i kryesisë për këtë vit, komunikimet dhe planifikimet e realizimit të planeve për vitin 2017 tashmë kanë filluar në mes të grupeve punuese.

Ekipet e interesuara për pjesëmarrje në Kampinatin 2017, qysh tash mund të kontaktojnë ndonjërin nga anëtarët e organeve të Ligës Shqiptare por edhe anëtarët e kryesisë, në mënyrë që të bëhet rezervimi i vendeve për pjesëmarrje në GARAT KAMPIONALE.

Paraqitja e ekipeve të reja dhe të atyre që ishin pjesëmarrëse në garat e mëhershme, mund të bëhet edhe ONLINE, përmes FORMULARIT KONTAKTUES.

 

Ju mirëpresim!
Ekipi për informim

 25. Januar 2017
Suffusion theme