Jan 192014
 

Në selinë e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (Vjenë), këtë të shtunë, u mbajt takimi i radhës i kryesisë së Ligës. Ky takim shënon takimin e parë për këtë vit, ku njëherit zyrtarisht u shënua fillimi i përgatitjeve për garat e vitin 2014 në kuadër të kësaj Lige.

Të pranishëm në këtë takim ishin poashtu edhe përfaqësues nga Referët, Komisioni i Garave, Komisioni  Disiplinorë por edhe Përfaqësues të Ekipeve që garojnë në kuadër të Ligës Shqiqptare të Futbollit në Austri.

Të gjitha grupet punuese dhe pjesëmarrësit në këtë takimi premtuan përkrahje edhe në të ardhmen për këtë Ligë. U diskutuan dhe u vlerësuan poashtu edhe takimet dhe bashkëpunimet me grupe të tjera edhe jasht Lige, por edhe përkrahjet e institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Që nga sot filloj paraqitja e ekive të futbollit pjesëmarrëse në garat që do të zhvillohen gjatë këtij viti. Ekipet e para tashmë janë paraqitë, ndërsa ekipet tjera të interesuara mirëpriten të paraqiten. Befasi do të ketë edhe këtë vit me ekipe të reja të futbollit që kanë shprehë dëshirën që forcat e tyre sportive ti dëshmojnë në garat për Kampion dhe për Kupë gjatë KAMPIONATIT TË FUTBOLLIT 2014.

Nga Kryesia

Vjenë, 18.01.2014

 19. Januar 2014
Suffusion theme