Feb 032014
 

Analizohen aktivitetet e deritanishme të klubit shqiptar të shahut Arberia në Vjenë

Vjenë, 31 janar 2014: -Në ambientet e lokalit ‘‘Cafe Timi’’ u zhvillua takimi i radhes i kryesisë, lojtarëve dhe mbështetësve të klubit të shahut ‘‘Arbëria’’. Pikat e rendit të ditës ishin si vijon: 1.      Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara); 2.      Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe); 3.      Të ndryshme.   Konkluzione:   1.      Analizë e performancës së klubit tonë në pjesën e parë të kampionatit (pas 5 meçeve të zhvilluara) Pjesemarrësit ndanë mendimin se debutimi i klubit ’’Arbëria’’ në ligën e dytë të shahut të landit të Vjenës ka qenë i suksesshëm duke marrë për bazë faktin se janë arritur 5 fitore nga po aq takime, ndërsa momentalisht klubi gjendet në vendin e parë në tabelën e klasifikimit me 21, 5 pikë. Kontaktet me federatën e shahut të Vjenës kanë qenë të vazhdueshme dhe korrekte, si dhe është bërë administrimi permanent i faqes zyrtare të klubit në platformat sociale elektronike.   2.      Përgaditjet për pjesën perfundimtare të kampionatit (do të zhvillohen edhe dy meçe) Deri në fund të kampionatit kanë mbetur të zhvillohen edhe dy meçe, me 15 shkurt dhe 1 mars 2014. Klubit tashmë i është bashkangjitur edhe një shahist. Ai është Shpëtim Bujupi. Në rast të kalimit në një rang më të lartë mendohet që të krijohet edhe klubi i dytë me të njëjtin emër.   3.      Të ndryshme

  • Lidhur me kontaktimin i personave për menaxhimin dhe shpërndarjen e informatave, Anton Marku njoftoi se janë zhvilluar biseda me Besim Xheliliin (aspeki video-vizuel) dhe Hazir Mehmeti (artikujt në gazeta dhe radio-emisione) në mënyrë që ata të ndihmojnë në raportimet për sukseset e klubit tonë. Në kuadër të kohës dhe mundësive ata do të asistojnë në këtë proces. Në anën tjetër, Xhevat Xhemaili mori përsipër kontaktimin e të riut Besfort Dalipi i cili do të mund të dizajnonte web-faqen e klubit tonë në internet;
  • Në federatën e shahut të Vjenës ka pasur ndryshime kadrovike të cilat nuk prekin bashkëpunimin e mirë të klubit tonë me këtë institucion;
  • Klubi i shahut Arbëria do të përfaqësohet në takimin e thirrur nga federata e shahut e Vjenës që do të mbahet të hënën, me 17 shkurt 2014 në ora 18:30. Nga ana jonë do të marrin pjesë: Kadri Berbati, Agron Çika, Xhevat Xhemaili, Harald Penker dhe Shpëtim Bujupi. Vendet nuk janë të kufizuara prandaj ky numër mund të jetë edhe më i madh;
  • Avdyl Gjoci do të vazhdojë të jetë përfaqësues i klubit tonë në takimet për themelimin e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri të incuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Klubi ynë do të ofrojë organizimin e një turneu shahu kurdo që të mbahet java e kulturës shqiptare në Austri;
  • Klubi i shahut Arbëria do të ndihmojë dhe do të jetë pjesëmarrëse në turneun e shahut që do të zhvillohet në fillm të prillit të këtij viti në lokalet e kishës ku tashmë 20 vite zhvillon aktivitetin e saj Misioni Katolik Shqiptar në Austri (Bizirku-lagja nr. 15 në Vjenë). Në turne do të marrin pjesë edhe shahistë austriakë nga shoqata ‘’Freunde der Rudolfsheimer Kirche’’ dhe shoqata kroate ’’Napredak’’ (’’Përparimi’’) me seli në Vjenë;
  • Në maj të këtij viti do të mbahet kuvendi i rregullt vjetor i punës së klubit tonë. Me raporte me shkrim do të paraqiten Anton Marku (raporti i punës), Agron Çika (analizë përmbajtësore e performacës së shahistëve) dhe Avdyl Gjocaj (raporti financiar);
  • Do të ketë angazhime shtesë në mënyrë që në qershor të këtij viti në Vjenë të zhvillohet turneu tradicional i klubit të shahut ’’Arbëria’’ për ndër të ditës së themelimit të klubit;
  • U bëhet ftesë anëtarëve të klubit të cilët nuk e kanë kryer ende pagesën e anëtarësisë vjetore në shumën prej 50 euro (për vitin 2013) që këtë ta bëjnë sa më parë. Pagesa për anëtarësinë për këtë vit duhet të bëhet deri me 15 mars 2014;
  • Kryesia e ngushtë e klubit të shahut ’’Arbëria’’ me seli në Vjenë vazhdon të ketë këtë përbërje: Kadri Berbati, kryetar; Xhevat Xhemaili, nënkryetar; Anton Marku, sekretar; Avdyl Gjocaj, arkatar dhe Agron Çika, trajner.
 3. Februar 2014
Suffusion theme