Sep 032017
 

Të nderuar sportdashës, të ndëruar pjesëmarrës dhe aktivistë!

Në takimin e sotëm të kryesisë,  u morr VENDIM i rëndësishëm, që NDESHJET KAMPIONALE të zhvillohen

  • më datën 17.09.2017
  • NË VJENË, në kryeqytetin e Austrisë
  • në Becirkun e 21-të (Bez. 21  // A-1210 Wien)
  • në adresën Jedlersdorferplatz 25!

Ky vendim, që ndeshjet futbollistike të radhës, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, të luhen në KRYEQYTETIN AUSTRIAK, në Vjenë, u arrit falë angazhimit të aktivistëve, që duke shfrytëzuar kontaktet dhe përvojën shumëvjeçare, arritën, që këtë vit, të realizojnë planifikimet e dëshiruara që shumë kohë!

VJENA, përveç Kampionatit të vitit 2013, në territorin e saj, Ligën Shqiptre të Futbollit në Austri, e kishte edhe në vitin e kaluar (2016), në Turnirin e Futbollit, që u realizua gjatë Javëve të Kulturës Shqipe!

Për datajet e ndeshjeve do të njoftoheni pas përpilimit të planifikimeve, nga komisioni i garave, që vepron në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Urojmë të vazhdohet me sukseset e deritashme dhe ndeshje fair play, si dhe çdo të mbarë në terrenin sportiv në qytetin e Vjenës!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 3. September 2017
Suffusion theme