SHKARKIM

 

 
 Regjistrimi i lojtarëve: 2014
 
  • Fc Timi
  • KF Krenaria                                                              
  • Galatasaraj
  • Fc Shqiponja 2
  • Ende pa emër
  • Afrim Zhitia
  • KF Drenica
  • Bish

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ndihmoi KF ‘Opoja’

  

E SHTUNE, 31 MAJ 2014 09:38

KOSOVAPRESS

Klubi i futbollit “Opoja” i cili zhvillon gara në Ligën e Dytë A të Kosovës, këto ditë është ndihmuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri (LSHFA).

Bëhet fjalë për veshje sportive dhe pajisje tjera të cilat do t’ju shërbejnë shumë lojtarëve të KF “Opoja” që sivjet për herë të parë garojnë në kampionatin futbollistik të Kosovës.

Ky solidarizim i klubeve dhe individëve që veprojnë në kuadër të LSHFA me kolegët e tyre sportistë nga Opoja, është mirëpritur nga të gjitha strukturat e KF ‘Opoja’.

Drejtori i KF ‘Opoja’ Samet Gërdellaj, nuk e ka fshehur gëzimin e tij për këtë ndihmë e cila i ka arritur klubit që e drejton ai në momentin më të nevojshëm.

“Për herë të parë KF ‘OPOJA’ do të luaj me fanella me stemën dhe mbishkrimin në emër të klubit dhe kjo na u mundësua nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, klubi i asaj lige Fc TIMI dhe angazhimi i veçantë i Vaxhid Bislimit! Ne si klub, në emër te drejtuesve, lojtarëve dhe gjithë simpatizuesve të KF ‘OPOJA’ shprehim përzemërsisht falënderimet tona për donatorët, iu dëshirojmë suksese dhe punë të mbarë në futboll e në jetë! Gjithashtu falënderojmë edhe Demir Reshitin për ndërmjetësimin dhe për promovimin e klubit tonë tek atdhetarët jashtë vendit. Shpresojmë që ky të jetë shembull i dashamirëve të tjerë të futbollit”, ka deklaruar Gërdellaj.

 

Kapiteni i KF ‘Opoja’, Ditëlind Reshiti i cili është njëri ndër golashënuesit më të mirë të Ligës së Dytë-A, është shprehur i entuziazmuar që tash e tutje do të mund ta puthë emblemën e klubit të tij të zemrës pas shënimit të golave!

“Sportisti më së miri e kupton shpirtin e sportistit, dhe ndërresat që na i ka bërë dhuratë Liga Shqiptare e Futbollit në Austri i shoh si një ndihmë që na ka arritur në momentet vendimtare kur klubi ynë i ri po bën hapat e parë në kampionatin futbollistik të Kosovës. I falënderoj nga zemra drejtuesit e LSHFA e në veçanti z. Vaxhid Bislimi i cili ka bërë të pamundurën që këto pajisje të na arrijnë ende pa përfunduar kampionati”, është shprehur Ditëlindi i cili përkundër rezultateve jo fort të kënaqshme të klubit të tij, ka arritur që të renditet në mesin e golashënuesve më të mirë të Ligës duke shënuar gati në çdo ndeshje!

Dhe vërtetë kjo ndihmë që ia arriti KF ‘Opoja’ sikur e bëri me krahë këtë klub. Në dy ndeshjet e fundit ka shënuar dy fitore, njërën si vendase ndaj KF ‘Liria M’ dhe tjetrën si mysafire ndaj KF ‘Minatori’ të Magurës, në të cilat golashënues i trefishtë ka qenë kapiteni Ditëlind Reshiti!

Aksionin për ta ndihmuar KF OPOJA e mbështeten: Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, përkatësisht drejtuesit e kësaj Lige dhe individët tjerë: Qani Sulejmani, Halil Jashari, Abdullah Abdullahu, Januz Saliuka, Adnan Tahiri, Fikret Shaqiri, Nexhmedin Lleshi, Burim Hasani, Musa Thaqi, Muslih Tahiraj, Qamil Iseni, Amir Januzaj, Reshat Jashari, Ragip Gashi, Shoqata humanitare ILIRET, Sabit Musliu, Milaim Salihi, Imer Sallahi, Izeir Kumanova, Fuat Rexhepi, Vaxhid Bislimi dhe Mexhid Bislimi! /KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/sport-vendor/liga-shqiptare-e-futbollit-ne-austri-ndihmoi-kf-opoja-18463/#sthash.BSlVqqJo.dpuf