Sep 132014
 

Në prag të raundit të katërt, ekipet pjesëmarrëse do të tregojnë forcat e tyre, që të radhiten sa më lartë në tabelë.

Për momentin  është kjo radhitje, që qysh tash parashihet të ketë ndryshime, sipas parashikimeve të ekipeve:

14 pikë    KF DRENICA
10 pikë    BISH
10 pikë    AFRIM ZHITIA
9 pikë    GALATASARAY
6 pikë    FC TIMI
3 pikë    KF KRENARIA

muskujt_topi

 

Mirëpo, bazuar në rangun e dytë dhe të tretë, kur BISH me plot meritë kaloi nga vendi i 5-të në vendin e dytë, duke mposhtur ekipet një nga një, edhe në këtë raund mund të priten befasi të reja.

FC TIMI, Nënkampioni 2013,  poashtu tenton që të radhitet përsëri në podestin e vendeve fituese, edhe pse në rangun e fundit humbi dy ndeshje mjaft të forta, gjë që i kushtoj humbjen e radhitjes nga vendi i 3-të në atë të 5-të. Kurse në raundin e katërt, që pritet të zhvillohet nesër, FC TIMI do të ndeshet me ekipet AFRIM ZHITIA dhe GALATASARAY. Këto pikë janë shumë të nevojshme për ata, pasi që mund të radhiten më në krye të tabelës.

GALATASARAY, për një kohë të gjatë radhitet në mesin e tabelës, dhe gjithnjë  me befasi gjatë lojës, ia arrisin që rezultatin ta zbusin, qoftë edhe në minutat e fundit. Kështu ndoshi dy herë  kundër ekipit KF KRENARIA, ku rezultati në gjysmëlojën e parë ishte baras, ndërsa loja përfundoi në të mirët e tyre. Kapiteni i ekipit, Hajdar G., përveç që udhëheqë ekipin me një disciplin dhe motivim mjaftë të mirë, njëherit radhitet i treti në listën e golashënuesëve më të mirë të Kampionatit 2014.

AFRIM ZHITIA deri më tash ishte ekipi më i suksesshëm, ku qysh në fillim startoi me 6 pikë, mandej printe në tabelë edhe në raundin pasues me 2 pikë para KF DRENICA (që ishte e dyta) dhe 4 pikë kundër FC TIMI (që radhitei i treti). Ndërsa në raundin e fundit pësoi humbje nga BISH dhe nga nga ekipi që në çdo lojë mposhtë portierët e kundërshtarit me 2-3 gola, pra nga KF KRENARIA. Gjasat që AFRIM ZHITIA të radhitet përsëri në vendin meritor, janë shumë të mëdha. Presim befasi.

Edhe BISH ishte mjaft i suksesshëm në këtë KAMPIONAT, duke filluar me O pikë (zero), mandej në raundin e dytë mbeti pa asnjë humbje dhe me një barazim në vendin e pestë, kurse në raundit e fundit shënoi dy fitore mjaft të rëndësishme, që e sollën në vendin e dytë të tabelës. Me gjasa kët pozitë mund ta mbajnë edhe mëtutje, pasi që cilësia e lojtarëve është tejet në nivel. Deri më tash golashënuesi më i mirë i takon këtij ekipi.

KF DRENICA, që për momentin edhe kryeson tabelën, është më së afërmi titullit për KAMPION 2014, por që përpara ka disa lojë të forta, siq është loja e radhën me AFRIM ZHITIA, që llogaritet të jetë një ndër kundërshtarët më të rëndësishëm për titull, pasi që mes veti i ndajnë vetëm 4 pikë. Edhe ndeshja tjetër, që përballë do të ketë ekipin KF KRENARIA, mund të ketë befasi, pasi që ka një kundërshtar që ende ekipet nuk e definojnë stilin e lojës së tyre enigmatik.

KF KRENARIA, që nuk synonte asnjëherë titullin, befason gjithnjë me rezultate të paparashikuara. Është ndër ekipet më enigmatike, ku stili i lojës së tyre është shumë stabil dhe gjithmonë, tashmë rregull e pathyer e tyre, shënojnë të paktën 2-3 gola. Kjo i bën ekipet e pasigurta, pasi që iu ndikon në golaverazh. Befasia e fundit ishte mposhtja e ekipit AFRIM ZHITIA me rezultat të thellë 5:2 dhe me plot meritë. KF KRENARAI ka edhe përforcime të reja, që mund të ndryshojë tabelën.

Faza zyrtare kalimtare në mes të dy sezoneve të futbollit, ajo e gjysmëkampionatit pranveror dhe atji vjeshtor, tashmë ka kaluar, dhe të gjitha ekipet ndryshimet e tyre në ekipet garuese tashmë i përmbyllën, gjë që na bën të presim ndryshime tabelare, në golashënues, dhe në kryesues të tabelës.

Ekipeve garuese të Ligës Shqiptare të Futboolit në Austri, ju urojmë fat dhe suksese në sezonin e dytë dhe përfundimtar, që të shpërblehen për meritat e tyre që treguan dhe tregojnë deri në përmbylljen zartare të KAMPIONATIT të Futbollit 2014. Raundi i nesërm (më 14.09.2014), si raund i parafundit, mund të parasheh edhe fituesin e mundshëm të këtij KAMPIONATI, që do të mbahet më 28.09.2014, në PROTTES, në Barbara Stadion.

Suksese!

 13. September 2014