Mai 062017
 

SOT, e diel, më 07.05.2017, duke filluar nga ora 9:30,në PROTTES, fillon zyrtarisht KAMPIONATI I TETË me radhë në Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Si çdo herë, së bashku me bashkëpunëtorët dhe aktivistët tanë dhe në bashkëpunim me shoqatat tjera, si ajo „12 Qershori“, ceremonia e hapjes bëhet me program kulturor dhe festiv.

Të mos harrojmë edhe kuzhinën që na shoqëron tash e sa vjet, dhe që kujdeset për mysafirët dhe sportdashësit të ndihet sa më mirë, në atmosferën festive, kulturore, sportive!

Këtë vit ka rritje të numrit të ekipeve garuese, ku për herë të parë garojnë ekipet USAJ dhe ekipi DEÇANI, ndërsa rikthehet në Ligën Shqiptare ekipi AFRIM ZHITIA! Përpos kësaj kemi edhe një EKIP MYSAFIR konkurues për vendin e parë, që në listat tona figuron si ekipi STUDENTI, dhe sipas njoftimeve që kemi, do të mbetet për befasi në fushë! Kampioni 2016, KËRÇOVA dhe Nënkampioni TIMI, shtrëngojnë radhët edhe për këtë vit, kurse BESA dhe KRENARIA premtojnë befasi në teren!

Për të gjithë që dëshirojnë të vijnë me autobus, informatat në vazhdim!

 PËR UDHËTIM ME AUTOBUS - sëbashku me anëtarët e shoqatës "12 Qershori" - adresa dhe orari i nisjes janë si në vazhdim:
 AUTOBUSI NISET: në orën 10:30
 AUTOBUSI NISET NGA: Schönbrunner Schloßstrasse 23, 1120 Vjenë
 Lusim të interesuarit të kontaktojnë ndonjë nga anëtarët e kryesisë, për rezervimin e vendeve!

LAJM NGA TERENI – anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare, që në këto çaste janë në teren, na njoftojnë se fusha është për mrekulli dhe tash do të fillojnë me përgatitjen e fushës për ndeshjet e para! Një falënderim i veçantë për aktivistët e sotëm!


 

Urojmë të kemi një KAMPIONAT me shumë emocione sportive për garuesit dhe publikun sportdashës!

Vendi i mbajtjes është caktuar BARBARA STADION në Prottes, të cilin e gjeni të detajuar në vazhdim!

Vendi i garave: 2242 Prottes, BARBARA STADION, Kellergasse
Ekipet: Duke filluar nga ora 9:00 (ekipet duhet të arrijnë në teren)
Radhitja e ekipeve: Duke filluar nga ora 9:30 (ekipet duhet të dalin në fushë për rreshtim)
Ndeshjet: Duke filluar nga ora 10:00 (ekipet fillojnë ndeshjet)
Manifestimi: Parashihet nga ora 11:30

KLIKO për MAPS
PROTTES-harta

Ju mirëpresim të gjithëve, ndërsa ekipeve garuese ju urojmë lojë fair play dhe suksese në gara!

Ekipi për informim!

 

 6. Mai 2017