Nov 252019
 

Përfundoi aktiviteti i fundit për vitin 2019 i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, me Kupën e Diasporës, TURNEUN tradicional të quajtur „GARAT E KUPËS 2019“, i cili u mbajt për nder të 28 NËNTORIT, ditës së PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Fitues i KUPËS është ekipi i Ligës Shqiptare „SV ALBANIA“, që me meritë, me lojë dhe kualitet të lartë treguan futboll cilëlsor.

Edhe pse kishte kërkesa për rritjen e numrin të ekipeve garuese, kryesia e ligës vendosi të mbetet në 16 numri i tyre, ashtu sikur që ishte planifikuar. Ekipeve që shprehën dëshirën, por që nuk u morën në sistemin garave, ju shprehim keqardhej dhe i falënderojmë për mirëkuptimin që treguan, me shpresë që të na bahskohen në aktivitetet tona të tjera.

Po ashqu ekipeve që treguan gatishmëri për pjesëmarrje në KAMPIONATIN 2020, i mirëpresim që sot të bëjnë paraqitjet e tyre.

E veçant ishte cilësia e të gjitha ekipeve, pa asnjë përjashtim, për nga niveli që treguan në fushëlojë, gjë që u mirëprit me çdo lavdatë. Kjo ua vështirësoj shumë ekipeve, që ishin favorit, të shkëputen më herët nga garat, por të vetëdijshëm që treguan forcat e tyre maksimale për të mbrojtur rezultatet në fushë.

Falënderojmë Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës për mbështjetjen në këtë turne, si dhe për bashkëlpunimet tona shumëvjeçare!

Po ashtu falënderojmë të gjithë ata që ndihmuan në mbajtjen e këtyre garave, si në ushqim, me pije dhe në mënyra të tjera! Falënderojmë edhe KKSHSHA për bashkëpunim gjatë Javëve të Kulturës Shqiptare, projekt tashmë tradicional, e që fillimisht të inicuar dhe të realizuar kryesisht nga aktivistët e Ligës Shqiptare!

Po ashtu falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët dhe aktivistës në Ligën Shqiptare, që treguan nivel të lartë, cilësi, dhe profesionizëm në kryerjen e detyrave në këtë turne por edhe gjatë viteve, e sidomos në vitin 2019, i cili ishte më i ngarkuar, pasi që ishte edhe vit jubilar, që shënoj 10 VJETORIN e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Duke ju dëshiruar çdo të mirë në festat e fundvitit, ju falënderojmë edhe një herë të gjithëve për sukseset tona që arritëm sëbashku!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 25. November 2019