Sep 242014
 

kampionati 2014 - përfundimi - dhe këshilli koordinuesRëndësia e dyfishtë e datës 28.09, këtë të diel, ku pos përmbylljes festive të JAVËS KULTURORE SHQIPTARE, që do të shënohet me një program të veçantë të përgatitur për këtë ditë, edhe LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT shënon përmbylljen e Kampionat 2014 të futbollit, që tashmë është viti i pestë me radhë, ku që nga viti 2010 kjo Ligë organizon vit pët vit Kampionatin e Futbollit me sistem pikësh.

 

Përveç Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në kuadër të Javës Kulturore, në program janë edhe Shoqata Bëmirëse „Ilirët“, ekipet e Ligës që në mënyrë të veçantë sjellin programin e tyre „FC Timi“ dhe „KF Krenaria“, ku pos të tjerash pritet edhe një lojë befasie me karakter dëfrues të përgatitur enkas për publikun.

 

kampionati 2014 - përfundimi dhe këshilli koordinues.JPG

Interesi për mbajtjen e garave për KUPËN SHQIPTARE është shumë i madh, dhe për shkak të programit të ngjeshur ende nuk është vendosë nga Kryesia e Ligës, por nëse kjo garë zhvillohet në këtë ditë, do të informojmë me kohë.

 24. September 2014
Suffusion theme