Feb 142015
 

Sipas Komisionit të Garave, lista në vazhdim parasheh orarin e zhvillimit të ndeshjeve, që do të zhvillohen në Turneun e Pavarësisë 2015, këtë të diel, më 15.02.2015, në Ternitz, afër Vjenës! Sipas vendimit të marrë, në mbledhjen e Kryesisë, gjatë fazës përgatitore për këtë Turnir, Komisioni i Garave sinjalozon orën 9:00 për fillimin e ndeshjes së parë të këtij Turneu tashmë TRADICIONAL, që po mbahet për nder të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Mysafir special, grupi i folklorit „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri)!

Lista e orarit të ndeshjeve, të përpiluar nga Komisioni i Garave!

 

NDESHJET

Kurse në vazhdim planifikimi i ndeshjeve të mëtejme, pas kualifikimeve!

 

RRETHI I FUNDIT

Për melodi muzikore do të kujdeset grupi „Behari & Bekimi“ (tash emër të ri), të njohur nga pjesëmarrja e tyre në përfundimin e Kampionatit  të Futbollit 2014, gjatë Javës Kulturore Shqiptare të vitit të kaluar, por edhe me pjesëmarrjen e tyre aktive në manifestimin e PESËVJETORIT të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri. Të gjithë pjesëmarrësve ju urojmë një të diel të këndshme melodike dhe sportive!

Ekipi për informim

 14. Februar 2015
Suffusion theme