Mai 272014
 

 

                                Një ditë si në Vendëlindje!

Për Lshf A

Halil Jashari

 

 

 

Në një atmosferë jashtëzakonisht te veçantë në Prottes, më  25-05-2014 u zhvillua raundi i dytë në lsh f A, ku përpos kushteve të shkëlqyera atmosferike në fushën e gjelbërt u përballen ekipet me kualitete shum të larta sportive, e ku publiku i rrespektuar u nda shum i kënaqur me lojën e tyre.

Afim Zhitia merrë kreun e tabelës duke regjistruar një fitore kundër Galatasaray si dhe në derbin  kundër Kf Drenicës merë  vetëm një pikë.

Fc Timi  në këtë raund mer dy fitore të rëndësishme dhe kështu pozicionohet  në vendit e tretë me këtë po e tregon se është ekip që pesë vite ka qen ndër ma të mirat.

Pa dyshim se derbi i radhës u zhvilua ndermjet Kf Drenicës  dhe Bish ku edhe këtu nuk pati fitus, e këjo po tregon qartë se ky kampionat ka të bëj me shum ekipe të përgaditura mir që në mënyrë sportive të tregojnë kualitet dhe një herit ti japin kënaqsi publikut.

Paralel me zhvillimet e ndeshjeve të Lshf A,  në këtë fush të mrekullueshme që jepte ndjenjat se për një çast je në vendëlindje duke e parë at numër shum të madh të bashkëatdhetarëve tan u zhvilluan edhe ndeshjet e dy grupeve për nxënësit e shkollës shqipe që mësojnë mësim plotësues në gjuhën e tyre amtare, kjo pa dyshimse ishte një mini olimpiadë ku paralel ishin tre ndeshje për një kohë.

 


Ja edhe rezultatet dhe tabela:

 

 27. Mai 2014