Nov 142018
 

LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI

TURNEU “GARAT E KUPËS“

RREGULLORE

Me të cilën obligohen të gjitha ekipet që t’i lexojnë me vëmendje rregullat e lojës

dhe t’i zbatojnë ato rregulla pa kundërshtime !

  1. Ndeshjet në palestër (Sporthalle), luhen vetëm me mbathje të lejuara – që nuk lënë gjurmë!

  2. Rekuizitat sportive duhet të jenë në përputhje me rregullat e futbollit

    (secili lojtar + portieri i ekipit, duhet të ketë fanellë, brekë, çorapë, patika, mundësisht mbrojtëse të nën-gjurit)

  1. Secili ekip duhet të përzgjedhë një person kontaktues që përfaqëson ekipin dhe është përgjegjës për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me garat kampionale në futboll

    (disiplinë, mirëmbajtja e pastërtisë, deri te dorëzimi i objekteve në gjendjen si ishin më parë)

  2. Ekipet e fillojnë lojën me 6 lojtarë (5+1)

  3. Rivënia anësore (Auti) bëhet, në sallë me këmbë

  4. Rivënia fundore (Korneri) bëhet me këmbë

  5. Rinisja fundore (Abstos) bëhet me këmbë (KUJDES!!! Nga rivënia mund të shënohet GOL dhe është i vlefshëm)

  6. Ndërrimi i lojtarëve vetëm gjatë ndërprerjes, në rast të kundërt gjuajtje indirekte për kundërshtarin

  7. Kohëzgjatja e lojës 10 minuta (vetëm një herë)

  8. Dënimet për thyerjen e rregullave të lojës janë si në vazhdim:

  • 2 Minuta përjashtimKartoni i kaltër (pasi të shënohet gol nga ekipi kundërshtar – ose pasi të skadojë dënimi prej 2 mitash, ekipi me një lojtar më pak ka të drejt të kompletojë numrin e lojtarëve në fushë)

  • Kartoni i kuq – largim i lojtarit për tërë turneun (pasi të shënohet gol nga ekipi kundërshtar – ose pasi të skadojë dënimi prej 2 mitash, ekipi me një lojtar të ndëshkuar me karton të kuq, ka të drejt të zëvendosëjë lojtarin me një tjetër)

  • Aktorët ose lojtarët që provojnë të shkaktojnë incidente (rrahje, apo tentim prishjeje të ndeshjeve) do të paraqiten në POLICI (Anzeige) dhe i marrin përsipër të gjitha shpenzimet e organizimit dhe natyrisht përjashtohen për tërë kohëzgjatjen e garave!!!

  1. Gjuajtja e lirë (faulli) — distanca e mbrojtësve 5 metra!

  2. Gjuajtja e dënimit (penalltia) — distanca 7 metra, ose sipas fushës (lojtarët tjerë 5 metra larg nga pike e goditjes)

  3. Nisja e lojës – me hedhjen e shortit (lojtarët kundërshtarë qëndrojnë mbi 5 metra nga mesi)

  4. Vlen rregulla e kthimit të topit tek portieri!!! (portieri NUK GUXON ta kapë topin me dorë nëse kthehet nga bashkëlojtarët)

  5. Pozita jashtë loje (ofsajdi) NUK VLEN!!!

  6. Nëse ndeshjet zhvillohen në sallë me mure mbrojtëse, atëherë loja vazhdon deri sa topi të jetë në fushë!

Obligohengjitha ekipett’i lexojnë rregullat e lojës dhe t’i zbaton ato pa kundërshtime!!!

Shumë suksese dhe fat në lojën e futbollit ju uron

 

Komisioni i Garave i

Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

Vjenë, 11 / 2018

 14. November 2018