Statutin

 

 

Statuti i ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

  1. Organ më i lart i ligës shqiptare ështe kryesia që përbëhet:

    a. Kryetarin

    b.Zv. Kryetarin

    c. Sekretarin

    d. Zv. Sekretarin

    e. Arkatarin

    f. Zv. Arkatarin

  2.        Liga Shqitare e Futbollit në Austri                               RREGULLORJA E GARAVE

     Rregullorja mbi garat e futbollit përmban dispozitat themelore mbi sistemin e garave të përhershme dhe kushtet e përgjithshme të garave.

    Me gara të përhershme në kuptim të kësaj Rregulloreje konsideron garat kampionale, të cilat zhvillohen çdo vit garues.

    Ndeshjet në futboll të vogël zhvillohen sipas Rregullave të posaçme të lojës për Futsal, të cilat i nxjerr Bordi ndërkombëtar FIFA- UEFA.

     

    SISTEMI I GARAVE

     

    Vendimet mbi sistemin e garave përmbajnë:

    – mënyrën e garimit: sistemin e pikëve,

    – rangu i garave,

    – ligat garuese, grupet në kuadër të rangut të njejtë të garave,

    – numri i klubeve (ekipeve garuese) në rangun e njejtë,

    – mënyra e fitimit të të drejtës në gara në rangun gjegjës të garave dhe grupit garues,

    – kushtet të cilat duhet përmbushur klubet (ekipet garuese) në rangun e caktuar të garave.

     

    Vendimi për ndryshimin e sistemit të garave nxjerret (bëhet) më së voni një vit para fillimit të garave.

    Propozimi për ndryshimin e sistemit të garave mund ta bënë vetem organi Kompetent i Liges se Futbollit në Austri (Kryesia dhe organet e saje).

     

    Garat mund të organizohen deri ne ndonje vendim tjeter vetem në sistem të Garimit nje ditore.

    Kushtet për organizimin e garave

    Garat kampionale sipas rregullit, organizohen në formë të LIGËS sipas sistemit të dyfishtë të pikëve, që dmth. secili ekip  takohet dy herë me secilin anëtarë të ligës dhe atë njëherë si nikoqir dhe një herë si mysafirë.

    Në gara marrin pjesë vetëm ekipet e licencuara nga LSHFA-së.

    Numri i ekipeve në ligë përcaktohet me vendimin e LSHFA-së, mbi sistemin e garave

     

     

    Kushtet e përgjithsme për gara

    Viti garues është i ndarë në dy stinor: në stinorin vjeshtor dhe atë pranveror

     

    Kalendari i garave                                               Me kalendarin e garave përcaktohen terminet për zhvillimin e ndeshjeve të garave të përhershme, ndeshjeve tjera zyrtare dhe të turneve.

    Kalendari nxjerret posaçerisht për çdo vit garues, dhe atë më së voni 15 ditë para fillimit të sezonit paraprak.

    Kalendarin e garave e nxjerrë organi kompetent për nxjerrjen e propozicioneve, me propozim të Komisionit të Garave.

    Terminet e përcaktuara me kalendarin e garave nuk mund të ndryshohen.

    Përjashtimisht, për shkak të fuqisë natrore dhe rasteve të tjera të paparashikuara, organi i cili udhëheq me gara mund të ndryshojë terminin e xhiros së caktuar (apo të më shumë xhirove), me atë që për atë xhiro (apo ato xhirove) të caktojë termine të tilla, që nuk e çrregullojnë në masë të madhe kalendarin e garave.

    Orarin e ndeshjeve të përhershme e përcakton organi i cili udhëheqë me gara.

    Nëse me Propozicionet e garave nuk është rregulluar ndryshe, orari i ndeshjeve caktohet me tërheqje të shortit. Në short hyjnë vetëm klubet e licencuara për atë vit garues . Tërheqja e shortit duhet bërë më së voni 15 ditë para fillimit të garave.

    Me Propozicione të garave më për së afërmi përcaktohet afati dhe mënyra e komunikimit të vendimeve lidhur me orarin e zhvillimit të ndeshjes, terreni, fillimi i ndeshjes, përsonat zyrtarë etj.

     

    Ndryshimi i orarit të zhvillimit të ndeshjeveOrarin e përcaktuar dhe verifikuar të ndeshjeve kampionale, mund t’a ndryshojë organi i cili udhëheqë me gara vetëm në bazë të kriteriumeve të përcaktuara me Propozicione të garave gjegjëse, me atë që shtyerja, ndryshimi i terminit të ndeshjes apo xhiros së caktuar të garave, nuk mund të shkojë në dëm të ekipeve të interesuara, e as që mund tju jap përparësi ekipeve ndeshja  e të cilave shtyhet në raport me pjesëmarrsit e grupit të njejtë garues.

     

    Koha e fillimit të ndeshjeve të garave ,

     

                                                  

    Koha e fillimit të ndeshjeve të garave të Ligës, caktohet nga ana e organit i cili udhëheq me gara duke pasur kujdes për rrethanat kohore, lokale dhe nese ka interes për një gjë të tillë.

    Në raste të veçanta, klubet kanë të drejtë të propozojnë terminin por për këtë vendos organi që udheqë me garat.

    Kur ekziston marrëveshja ndërmjet ekipeve për kohen e fillimit të ndeshjës së garave të Ligës, organi kompetent sipas rregullit do të aprovon këtë marrëveshje nëse nuk shkon në dëm të ekipeve tjera dhe në dëm të LSHFA-së.

     

    Për të gjitha ndeshjet e garave të përhershme organi i cili udhëheqë me gara, e cakton vëzhguesin.

    Në rast se në ndeshje nuk vjen vëzhguesi, atëherë detyrën e vëzhguesit do ta ushtron Gjyqtari nëse me propozicione të garave nuk parashihet ndryshe.

     

     

    Të drejtat dhe detyrat e vëzhguesit janë:–                                             që në praninë e përfaqësuesve të klubeve të vërteton identitetin e lojtarëve,

    –          të vërteton se trajnerët e kanë lejën gjegjëse për punë,

    –          konstaton rregullsinë e librezave të futbollit dhe të drejtën për lojë të lojtarëve  të paraqitur dhe ua tërheqë vërejtjen përfaqsuesëve të klubeve për mungesat dhe lëshimet e vërejtura,

    –          të vërtetojë praninë e Gjyqtarëve të deleguar, mjekut dhe të personave të tjerë zyrtarë që parashihen me akte të përgjthshme normative,

    –          të bëjë vlerësimin e gjykimit ( nëse nuk është paraparë kontrollori), sipas dispozitave të Udhëzimeve përkatëse të LSHA-së. Nëse ndonjëri Gjyqtar, vlerësohet me notë negative , ndaj tij do të inicohet procedura   diciplinore.

    –          që pas përfundimit të ndeshjes merr në pyetje lojtarin e përjashtuar dhe të merr deklaratat nga Gjyqtarët dhe personat tjerë eventual lidhur me përjashtimin dhe ato t’ia bashkangjes protokollit. Në mënyrë të njejtë të veprojë nëse janë larguar ose paraqitur trajnerët ose personat tjerë zyrtarë të klubeve,

    –          që të gjitha vrojtimet dhe vlerësimet e veta për dhe lidhur me ndeshje t’i cekë në protokollin e ndeshjës respektivisht në raportin plotësues të cilin së bashku me protokoll dhe shkresa tjera ia dorëzon në afatin e paraparë organit kompetent .

    –          me Propozicione mund të rregullohen më detajisht kompetencat e vëzhguesit lidhur me vlerësimet që ai mund t’i bëjë gjatë, lidhur me ndeshjen .

    –          Kryetari i Komisionit te Garave në bazë të autorizimit të Komisionit për ndeshjet e rëndësisë së posaçme mund të caktojë super-vëzhgues, i cili përpilon raport të shkruar, vlerëson gjykimin e Gjyqtarëve etj. Raporti i tij mund t’iu shërbejë organeve kompetente për marrjen e vendimeve rreth çështjeve kontestuese nga ndeshja në të cilën kishte bërë super-vëzhgimin.

     

     

    Gjyqtarët

                                                  

     

    Të gjitha ndeshjet e garave të Ligës mund t’i drejtojë vetëm Gjyqtari aktiv i futbollit, anëtarë i Shoqatës së Gjyqtarëve të LSHFA-së.

    Gjyqtari i futbollit nuk mund të paraqitet si lojtarë për klubin i cili garon në Ligën në të cilën gjykon (referon) ai.

    Gjyqtarët e dënuar në çfarëdo baze nuk mund të gjykojnë dhe të kryejn funksion në asnjë garë të organizuar nga LSHFA.

    Të drejtat dhe obligimet e gjyqtarëve përcaktohen me Rregulloret e lojës së futbollit dhe ato të gjyqtarëve dhe gjykimit.

    Gjyqtaret jane te obliguar qe te paraqiten tek vezhguesi i ndeshjes 30 minuta para fillimit te ndeshjes.

     

     

    Trajnerët

                                                                          

    Trajneri mund të kryejë detyrën e vet në ndeshje publike vetëm nëse posemdonleje për punën në klubin e caktuar, përkatësisht licencën e lëshuar nga organi kompetent i LSHFA-së, në pajtim me dispozitat e akteve gjegjëse normative.

    Nëse vezhguesi konstaton se trajneri nuk ka leje për punë  atij nuk do t’i lejon hyrjen respektivisht qëndrimin në pjesën e rrethuar të stadiumit të paraparë për lojtarë rezervë dhe persona zyrtarë. Ate mund ta zevendesoje vetem kapiteni i ekipit.

     

    Përfaqësuesi i klubit dhe Personi përgjegjes për siguri

     

    Secili klub duhet ta caktojë përsonin i cili do ta përfaqësojë klubin në ndeshje dhe personin përgjegjës për siguri.

    Në ndeshjet e garave të Ligës përfaqësuesi i klubit duhet të disponoj me autorizim me shkrim të klubit të vetë.

    Përfaqësuesi i klubit në ndeshjet e garave të përhershme, përveç tjerave ka edhe këto të drejta dhe detyra:

    –          që t’i paraqitet vëzhguesit dhe Gjyqtarit më së voni 15 min. para fillimit të ndeshjes, nëse me propozicionet e garave nuk parashihet ndryshe.

    –          Që menjëherë pas paraqitjës së vezhguesit t’ia dorëzojë (kumtojnë) formacionin e e kipit dhe dorëzojnë librezat futbollistike të lojtarëve të cilët do të zhvillojnë ndeshjen dhe të atyre rezervë.

    –          Të marrë pjesë pjesë në vertetimin e identitetit të lojtarëve dhe të verifikojë rregullësinë e librezave futbollistike dhe duhet të ketë kartën e identifikimit nga klubi (bexhi)

    –          Që para fillimit të ndeshjes ta vërtetojë formacionin e ekipit të vet, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes të merrë pjesë në përpilimin e protokollit dhe të paraqes vërejtjet eventuale të parapara me Propozicionet e garave.

    –          Përfaqsuesi i klubit vendas është i obliguar që gjatë kohës sa zgjatë ndeshja të jetë në afërsi të vezhguesit, në mënyrë që t’i ofrojë ndihmë në eliminimin e dobësive eventuale të cilat paraqesin pengesa për zhvillimin normal të ndeshjes dhe

    –          Të kryej punë të tjera që parashihën me akte të përgjithshme dhe Propozicione të garave.

    Përgjegjësi për siguri i klubit, në ndeshjet e garave të përhershme, përveç tjerave ka edhe këto të drejta dhe detyra:

     

    –          që te jetë në stadium së paku 1 orë para fillimit të lojës, t’i paraqitet Vëzhguesit dhe Gjyqtarit posa ata të arrijnë në stadium dhe nese është nevoja edhe jashtë stadiumit, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj, nëse me propozicionet e garave nuk parashihet ndryshe.

    –          Që menjëherë pas paraqitjes së vëzhguesit t’ia kumtojë atij gjendjen e sigurisë dhe masat e marra te sigurisë.

    –          Që para fillimit të ndeshjes të mos lejoj persona të pautorizuar të qëndrojnë në objekte të stadiumit dhe në fushë. Përgjegjesi per siguri i klubit vendas është i obliguar që gjatë kohës sa zgjatë ndeshja të jetë në afërsi të vëzhguesit, në mënyrë që t’i ofrojë ndihmë në eliminimin e dobësive eventuale të cilat paraqesin pengesa për zhvillimin normal të ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjes të siguroj percjelljen e personave zyrtar dhe të ekipeve pjesëmarrëse në gara.

     

    Përgjegjësi për siguri duhet të ketë shenjën indentifikuese ose së paku një jelek ngyrë portokalli apo të gjelbërt.

     

     

    PROTOKOLI i ndeshjes

     

                                                              

    Për çdo ndeshje të Ligës përpilohet Protokoli zyrtar.

    Protokolin për ndeshje të garave të përhershme e formulon vëzhguesi, ndërsa në mungesë të tij e përpilon Gjyqtari.

    Protokoli i ndeshjes duhet gjithsesi të nënshkruhet nga personat zyrtar të të dy klubeve, përndryshe ata do të dënohen sipas Rregullores Disciplinore.

    Protokolli shkruhet në 3 kopje, prej të cilave: nga një kopje u dorëzohet klubeve, një organit që udhëheq me gara.

    Protokolli duhet të përmbajë këto elemente: rangun e garave të ndeshjes, datën, vendin dhe kohën e zhvillimit të ndeshjes, terrenin (stadiumin), emërtimet e ekipeve, përbërjen e ekipeve , emrat e përsonave zyrtar, rezultatin e arritur përfundimtar dhe atë të pjesës së pare, emrat e lojtarëve të ndëshkuar apo të përjashtuar, emrat e lojtarëve golashenues me minutat e shënimeve, vlerësimin e vezhguesit dhe përfaqsueseve të dy klubeve rreth ndeshjes, deklarata e Gjyqtarit mbi masat disiplinore të shqiptuara dhe shkaqet, deklaratën mbi incidentet dhe trazirat, paralajmërimin e ankesës me shkaqet e saj,etj.

    Me Propozicione të garave mund të parashihet që në Protokoll të shënohen edhe të dhënat tjera, ndërsa organi që udhëheq me gara mund të caktojë formen e formularit të Protokollit.

    Lojtari i përjashtuar si dhe përsonat zyrtar të larguar (ndëshkuar) prej Gjyqtarit, janë të obliguar që menjëherë pas përfundimit të ndeshjes t’i paraqitën vëzhguesit dhe të japin deklaratë lidhur me rrethanat e caktuara që kanë të bëjnë me kundërvajtjen e tyre.

    Vëzhguesi në mënyrë të njejtë do të veprojë edhe me përsonat zyrtar të cilët janë ndëshkuar dhe shënuar në protokoll nga ana e Gjyqtarit apo vëzhguesit.

    Protokolli i ndeshjes është dokument publik, andaj të dhënat e shënuara në të konsiderohen të sakta gjithnjë deri sa mos të vërtetohet e kundërta.

    Nëse në të dhënat e shënuara në protokoll konstatohet ndonjë gabim, organi kompetent që udhëheq me gara do të bëjë përmirësimin, ashtu që protokolli i ndeshjes t’i përgjegjet gjendjës faktike.

     

    Tereni futbollistik

     

    –          dimensionet e fushes ne te cilën zhvillohen garat duhet te jete me dimensionet si ne vijim:

    –          gjatesia se paku 45 m

    –          gjeresia se paku 30 m

     

     

    Nikoqir është i obliguar që ta përgaditë terrenin ashtuqë të jetë i përshtatshëm për lojë, duke e përgatitur fushën, shënuar vijat, siguruar rrjetat për portë si dhe flamujt anësor.

    Vlerësimi i përshtatshmerisë së terrenit duhet të bëhet në praninë e dy kapitenëve të ekipeve që do të zhvillojnë ndeshjen dhe atë pak  kohë para fillimit të ndeshjes (kohën e fillimit e cakton organi që udhheq me gara), përjashtimisht, kontrollimi mund të kryet edhe më heret po ditën e njejtë dhe atë me kusht që ai të kryhet në praninë e dy kapitenëve dhe Gjyqtarit

     

    A është terreni i përshtatshëm për lojë apo jo, për shkak të ndikimit të kushteve atmosferike dhe shkaqeve tjera që radhiten në fuqi natrore, vendos Gjyqtari i cili është i caktuar të drejtoi ndeshjen.

     

    Gjyqtari nuk do ta filloj ndeshjen :

    1. nëse terreni për lojë nuk është vizatuar shiqueshëm dhe drejtë, si dhe rekuizitat elementare (rrjetat, portat, flamujt etj) të terrenit nuk kanë qenë të vendosura drejtë dhe në mënyrë të rregullt.
    2. nëse terreni për lojë është i mbuluar me baltë dhe ujë të cilët e pengojnë lëvizjen e lojtarve dhe topit,
    3. nëse terreni për lojë është i ngrirë dhe ekziston mundësia e lëndimit të pjesëmarrësve     të lojës,
    4. nëse  terreni per lojë është i mbulur me borë, lartësia e së cilës pamundëson lëvizjen e lojtarëve, topit dhe  gjyqtarëve (e vërtetohet se organization është angazhuar që terrenin t/a aftësoi për ndeshje ,
    5. nëse për shkak të mjegullës nuk shihen portat nga vija e mesit të fushës,Gjyqtari dhe vëzhguesi janë të obliguar që në protokol të cekun shkakun e marrjes së vendimit përshtatshmerinë e terrenit dhe protokollin t’ia dorëzojnë udhëheqsisë së garave në afat prej 24 orëve, me informimin paraprak .

     

     

    LOJTARËT: numri më i vogël dhe zëvendesimet

     

    (sistemi i lojes 1+6 ) lojtarë

    Ndeshja nuk mund të fillojë nëse njëri prej ekipeve ka më pak se 4 lojtarë.

    Lojtarët të cilët nuk fillojnë ndeshjen kanë mundsi të hyjnë në lojë deri në fund të ndeshjes, por që paraprakisht janë shënuar në protokoll si lojtar apo rezervë.

     

    Nëse një ekip gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes mbetet më pak se 4 lojtarë, gjyqtari është i obliguar që ndeshjen ta ndërpresë po që se ekipi nuk është në gjendje që brenda 5 minutave të sigurojë numrin e nevojshëm të lojtarëve.

    Ndrrimet gjat zhvillimit te lojes ; ne vazhdimesi pa kufizime, vetem me dijeni te referit dhe vetem nga mesi i fushes gjate nderprejes .

     

    FANELAT:

     

                                                                          

    Ekipet në një ndeshje, nuk mund të luajnë më fanela të ngjyrave të njejta apo të ngjashme.Kompetent për vlerësimin e këtij elementi është Gjyqtari kryesor (pas konsultimit me vëzhguesin), i cili edhe e merrë Vendimin definitiv lidhur më këtë.

    Nëse ekipet, fanelat tradicionale i kanë me ngjyrë të njejtë apo të ngjashme, atëherë ekipi mysafir është i obliguar që të ndërrojë fanelat, në të kundërtën, nëse ndeshja nuk do të mund të zhvillohet për këtë arsye, ajo do të regjistrohet më rezultat zyrtar 3:0 në favor të ekipit nikoqir.

    Para fillimit të Kampionatit, më rastin e licencimit në LSHFA, ekipet janë të obliguara të njohtojnë Organin që udhëheq me gara për ngjyrat (ato tradicionale dhe rezervë) me të cilat do të luaj në atë kampionat.

    Gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes, lojtarët në pjesën e mbrapme (shpinë) të fanelave të veta, duhet të kenë numrat e dukshëm të madhësisë së caktuar me dispozita.

    Numrat në fanela duhet të përputhën me numrat në regjistrin e lojtarëve të shënuar me protokollin e ndeshjes.

     

     

    ORGANIZIMI I NDESHJEVE

     

    Detyrat e organizatorit të ndeshjes janë:

    –          të sigurojë shërbimin e nevojshëm mjekësor,

    –          të sigurojë shërbimin gjegjës të sigurisë,

    –          që ekipeve tu ofrojë dhe sigurojë mikpritje dhe lokal për qëndrim para dhe pas përfundimit të ndeshjes një gjë e tillë është nevojshme ,

    –          që përsonave zyrtar t’iu sigurojë lokal qëndrimi, ashtu siç parashohin propozicionet e garave ( lokalet e veshjes ) .

    –          të ndërmarrë të gjitha masat për organizimin dhe sigurimin e ndeshjes.

    Me propozicionet e garave mund të regullohet më për së afermi mënyra e kryerjës së obligimeve nga alinea e mëparëshme si dhe obligimet tjera të organizatorit të ndeshjes.

     

    Kohezgjatja e ndeshjeve

     

    –          ndeshja kampionale luhet 2 herë 20 minuta dhe ate me nje pauze me kohezgjatje prej me se shumti 5 minuta.

    –          ndeshja drejtohet nga nje Gjyqtare

    –          Masat disciplinore: kartoni verdhe   ,( i verdhe / i kuqë    )                                                         kartoni i kuqë prejashtim deri ne funde te lojës pa te drejtë zëvendesimi.

     

     

    Vërtetimi i identitetit të lojtarëve

     

                                                              

    Në ndeshjet kampionale mund të luajnë të gjithë lojtarët identiteti i të cilëve vërtetohet përmes librezave të futbollit, të lëshuara nga ana e organit kompetent për regjistrimin e lojtarëve, por në mungesë të librezës, identiteti i tyre vërtetohet përmes letërnjoftimit apo dokumentit të udhëtimit (pasaportës).

    Identitetin e lojtarëve dhe rezervisteve, nëse ndryshe nuk është paraparë me Propozicionet e garave, e vërteton vëzhguesi në praninë e përfaqsuesve të klubeve para fillimit të ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes vetëm për ata lojtarë rezerve të cilët nuk kanë arritur në fillim të ndeshjes.

     

     

    Kontrollimi mjekësor i lojtarëve

     

    Secili lojtar në librezën e vet duhet të ketë të shënuar konstatimin mbi kontrollimin mjekësor të kryer ose në raste të posaçme vërtetimin zyrtar mbi kontrollimin e kryer mjekësor.

    Kontrollimi mjekësor është i obliguar të kryhet para fillimit të çdo sezone dmth 2 herë në vitë, çdo 6 muaj. Kontrollimi mjekësor për çdo gjysëm sezon është i obligueshëm edhe për ata lojtarë të cilët regjistrohen në mes të sezonit.

     

    Moszhvillimi dhe ndërprerja e ndeshjes

     

    Nëse ndeshja është dashur të ndërprehet për shkaqe të arsyeshme të cilat nuk kanë mundur të evitohen (koha e keqe, mjegulla, terri, zjarri, tërmeti etj), për çka vendos Gjyqtari , do të zhvillohet ndeshja e re poqese deri te ndërprerja ka ardhur para kalimit të 80% (min.24)tekohës së rregullt të paraparë për ndeshje.

    Nëse ndeshja është ndërprerë pas kalimit të 80% të kohës së rregullt të paraparë për lojë ndeshja do të regjistrohet me rezultatin e arritur në terren.

    Ekipi i cili nuk paraqitet për zhvillimin e ndeshjes së re, të cilën e cakton organi kompetent, përgjigjet sipas dispozitave të Rregullores disciplinore të LSHFA-së, ndërsa ndeshja do të regjistrohet me rezultat 3:0 (par-forfe) në favor të kundërshtarit.

    Vendimin mbi regjistrimin e ndeshjes me rezultat 3:0 (par-forfe)  e merr ogani i cili udhëheq me gara, sipas detyrës zyrtare.

    Ekipi i cili e lëshon terrenin, respektivisht ekipi i cili shkakton ndërprerjen e ndeshjes, duke përfshirë edhe ndërprerjen e ndeshjes që e ka shkaktuar lojtari i asaj ekipe, humbë ndeshjen me rezultat 3:0 (par-forfe), nëse deri te ndërprerja kundërshtari nuk ka arritur rezultat më të mirë.

    Vendimi mbi regjistrimin e ndeshjes me rezultat 3:0 (parforfe) e merr organi i cili udhëheqë me gara, sipas detyrës zyrtare.

    Ekipi i cili është shkaktar i ndërprerjes së ndeshjes, i nënshtrohet edhe masave ndëshkuese diciplinore të parapara me Rregulloren diciplinore.

     

    Ndalesa për të luajtur për shkak të suspendimit dhe pasojat

                                                  

    Ekipi i suspenduar respektivisht të gjithë lojtarët e klubit të suspenduar, nuk mund të luajnë në ndeshje publike derisa zgjatë suspendimi.

    Të gjitha ndeshjet të cilat janë të parapara gjatë kohës së suspendimit të shqiptuar, e të cilat ekipi i suspenduar nuk i zhvillon për shkak se nuk i ka përmbushur obligimet që rrjedhin nga vendimet e plotëfuqishme të organeve kompetente të LSHFA-së, ose për shkak të mos përmbushjes së obligimeve tjera që rrjedhin nga vetë zhvillimi i garave, do të regjisrohen me rezultat 3: 0 (par-forte)në favor të kundërshtarit.

    Ndeshjet të cilat ekipi i suspenduar nuk ka mundur t’i zhvillojë gjatë kohës së suspendimit të shqiptuar, për shkak se duhet bërë vërtetimin e gjendjes faktike, e cila është e domosdoshme për marrjen e vendimit definitiv lidhur me ndonjë rast kontestues, nuk do të regjistrohen derisa mos të mirret vendimi definitiv. Pas marrjes së vendimit definitiv, klubi është i obliguar t’i zhvillojë ndeshjet sipas orarit që e përcakton organi kompetent për udhëheqjen me gara.

     

     

    .  Ankesa ndaj ndeshjes së zhvilluar

     

    Mbi rregullsinë e ndeshjes së garave të përhershme mund të vendoset në bazë të ankesës së klubit të dëmtuar ose sipas detyrës zyrtare të organit ı cili udhëheq me gara.

    Me klub të dëmtuar  nënkuptohet klubi i cili është i dëmtuar me rezultat të ndeshjes, ndaj të cilës ushtrohet ankesa.

    Ankesa mbi të gjitha bazat duhet të paralajmërohet në Protokolin e ndeshjes.

    Paralajmërimi jo me kohë i ankesës do të hudhet poshtë.

     

    Shkaqet per parashtrimin e nje ankese mund të jenë nëse njëri nga ekipet akuzohet si në pikat vijuese:

    1. ka luajtur me lojtar i cili nuk është i regjistruar për këtë klub.
    2. ka luajtur me lojtar i cili në atë ndeshje nuk ka pasur të drejtë loje.
    3. ka luajtur me lojtar, identiteti i të cilit nuk është vërtetuar sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje.

     

    Anulimi i ndeshjes sipas detyrës zyrtare

     

    Ndeshja mund të anulohet dhe të caktohet zhvillimi i saj i sërishëm, po qe se vërtetohet se Gjyqtari i shtyrë nga motivet amorale ka ndikuar në epilogun përfundimtar të ndeshjes, e cila ju ka besuar ta referojë.

    Nëse nga ana e organit kompetent vërtetohet se të dy klubet kanë marrë pjesë në kurdisjen e rezultatit, e njëjta do të regjistrohet si ndeshje e luajtur, rezultati i saj nuk do të regjistrohet gjegjësisht pikët dhe golat e shënuara nuk do të regjistrohen në tabelën e klasifikimit por që ndaj klubeve do të inicohet procedura disciplinore dhe do të dënohen sipas Rregullores disciplinore të LSHFA-së.