Apr 152018
 

Të nderuar sportdashës,

vitin e kaluar përfunduan ndeshjet kampionale të 2017 në Vjenë, në terenet sportive të becikut të 21-të, gjë që bëri të shtohen dëshirat për të realizuar Kampionatin 2018 në Vjenë! Kështu edhe ndodhi! Këtë vit, për sezoni pranveror, u vendos që ndeshjet Kampionale 2018, të realizohen në Vjenë, në terenin sportiv „Ankerbrot“, në becirkun e 10-të, që do të mbahen ndeshjen për këtë sezon që tashmë me sukses edhe filloi!

Sipas traditës në Ligën Shqiptare të Futbollit, Kampionit 2018 zyrtarisht e hapi kryetari Halil Jashari, me fjalën e rastit, por prezent ishte edhe ish-kryetari Qani Sulejmani, i cili ende qëndron pranë Ligës Shqiptare, me kontributin e tij sportiv.

Ekipet e reja, që këtë vit iu bashkangjitën Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, për të garuar gjatë kampionatit në futboll, janë Kumanova, Besiana dhe SV Albania.

Besiana ishte e suksesshme për këtë fillim të garave, me asnjë humbje, që mori pikët e merituara për një radhitje tabelare të mirë, që mund të ndikojë në cilësinë e lartë të ndeshjeve që pasojnë.

Nër ekipet e reja, që marrin pjesë për herë të parë në garat kampionale, është edhe SV Albania. Ky ekip realizoi sot ndeshje të shkëlqyera, që me një sukses të shkëlqyer dhe me lojë cilësore, nuk lejuan asnjë kundërshtar të shënojë gol, dhe mbesin për momentin ekipi me asnjë gol të pranuar, por duke shënuar plot 13 gola të merituar.

Me padurim priten ndeshjet e radhës, për të parë cilësinë e tyre në garat e radhës, që do të mbahen më 29.04.2018, po në të njëjtin vend, në „Ankerbrot“, 1100 në Vjenë.

Kumanova, si ekipi me sportistët më të rinj, dhe ekip i ri në garat kampionale të vitit 2018, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, nuk patën shumë fat. Edhe pse kundërshtarët shënuan shumë gola, ata arritën që të shënojnë dy herë, por kjo nuk ju mjaftoi të ngriten më lartë në tabelën aktuale, që për momentin figurojnë në vendin e fundit.

Cilësia e disa lojtarëve ishte shumë e lartë, që shton shpresat në ndeshjet tjera kampionale, gjë që mund të na befosojnë edhe me ndonjë fitore.

Kampioni i shumëfisht, ekipi FC Timi, edhe pse treguan lojë të mirë , si gjithmonë, kësaj radhe nuk arritën të renditen në krye të tabelës, pasi që hasën në konkurrencë të forë, duke humbur disa pikë të rëndësishme, në këtë rast renditen në vendin e pestë në tabelën aktuale! Edhe pse patën humbje, lojtarët e ekipit veteran FC Timi, nuk ishin kundështarë i lehtë, që gjë tregon golaverazhi 6:5, dhe që në ndeshjet e  radhës me padyshim do të ndikojnë për ndeshje shumë cilësore.

Usaj, që tashmë vazhdon të garojë rregullisht në ndeshjet kampionale në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, kësaj radhe shënuan gol, dhe po ashtu ishin në formë të mirë, por fati deshi që të mbeten pa pikë të fituara dhe rënditën vetëm një vend më lartë se ekipi Kumanova. Mbase në ndeshjet e radhës, kjo mund të ndryshojë për të mirë të ekipit USAj, pasi që cilësia në disa nga lojtarët e tyre është mjaft e lartë.

Deçani, që në vitin e kaluar ishin Nënkampion në garat kampionale, filluan vininb kampional 2018 me shumë sukses, gjë që tashmë radhiten në vendin e parë, duke kryesuar me plot meritë tabelën aktuale.

Pasi Deçani mposhti të gjithë kundërshtarët, dhe realizoj një numër të lartë golash, në ndeshjet e radhës, me pa dyshim, do të realizojnë ndonjë nga derbit e parë në këtë kampionat.

Në këtë kampionat, më të suksesshmit, për nga organizimi dhe realizimi i ndeshjeve, mund të llogaritet ekipi KF Krenaria, që garon tash e pesë vjen në garat e organizuara nga Liga Shqiptare e Futboolit në Austri.

Ky ekip, sivjen, arriti të mposhtë disa nga kundështarët dhe të rënditet me një meritë të plotë në vendin e tretë në tablelë, që shton shpresaat e ndeshjeve cilësore në të ardhmen.

Në ndeshjet e xhiros ishin edhe shpresat e reja, që si gjithmonë janë afër Ligës Shqiptare, dhe që rregullisht përkrahin emocionet sportive në fushaë të lojës.

I falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe iu urojmë suksese gjatë Kampionatit 2018!

Deri në xhiron e radhës, më 29.04!

Ekipi për informim

 

 

I falënderojmë të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe iu urojmë suksese gjatë Kampionatit 2018!

Ekipi për informim!

 15. April 2018