Jan 242019
 

Fillojnë përgatitjet për KAMPIONATIN e 10-të në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri si dhe për planifikimet e shënimit të VITIT JUBILAR, të dhjetëvjetorit të themelimit të Ligës Shqiptare.

Ky është përqëndrimi i takimit të parë të kryesisë, për këtë vit, që do të mbahet më 26.01.2019, e shtunë, duke filluar nga ora 18:00, në Vjenë, Keplerplatz.

Për këtë rast ftohet kryesia dhe organet e ligës që të marrin pjesë në këtë takim! Takimi me ekipet pritet të mbahet në veçanti, një tjetër herë, kur ekipet do të njoftohen me kohë.

Urojmë një vit të mbarë!

Ekipi për informim (A.J.)

 24. Januar 2019
Suffusion theme