Mai 262013
 

Më sukses u mbajt Turneu  i futbollit në Matzen të Gänserndorfit!


Nën organizimin e përbashkët nga Shoqata Kulturore Sportive  “ Afrim Zhitia” dhe Shoqates së prindërve dhe mësuesve Shqiptarë në Austri u zhvilluan garat në futboll të vogël për grupmoshat e nxënësve shqiptarë .

Garat i shpalli të hapura kryetari I SHKS Afrim Zhitia z. Nexhbedin Lleshi me një fjalim të shkurtër duke u deshiruar të pranishmeve që ishin në numër të konsiderueshëm ( afro 250) një ditë të bukur sportive dhe sportistëve të vegjël shumë sukses në lojën e futbollit.Më pastaj Fjalën e morri mësuesi Ibrahim Hasanaj I cili po ashtu I përshendeti të pranishmit dhe i njoftoi me rëndesinë e ketij aktiviteti sportive. Në ketë aktivitet morën pjesë tetë ekipe të ndara në dy grupe me mësuesit e tyre :Hazir Mehmeti,Ibrahim Hasanaj, Miradije Berishaj dhe Osman Ademi.

Ekipet me te suksesëshme në këto gara u treguan ekipi i i FC Drenica që tuboi 9 pikë

dhe ekipi i FC Dukagjini që po ashtu tuboi 9 pikë. Vlen të theksohët se edhe ekipet tjera treguan lojëra të bukura dhe me plotë efikasitet.  keta lojtarë të vegjël treguan se do të jenë pasardhës të denjë të Xherdan Shaqirit,Granit Xhakes,Blerim Xhemajlit,Lorik Canës e shumë te tjerëve që sot po shkelqejnë nëpër stadiumet evropiane të futbollit.

Edhe ekipet si Gostivari,Tulln,D Wagram ,Afrim Zhitia,Fc Timi dhe Çegrani ishin shumë te disponuara per lojë dhe treguan futboll shumë kualitativ.

Në fund më të mirët u shpërblyen me dhurata modeste  që kishte siguruar shoqata Afrim Zhitia dhe Liga Shqiptare e u shperndanë me moton se ky turnir do të jetë tradicional dhe me masovik se kësaj radhe.

 26. Mai 2013
Suffusion theme