Jan 272020
 

U zgjodh kryesia e re,

sipas vendimeve të marra në fund të vitit 2018 si dhe në fillim të vitit 2019, i cili shënoj vitin jubilar, ku u shënua 10 VJETORI i themelimit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Kryetar, për periudhën në vazhdim, u zgjodh LUAN KREKA, sportdashës dhe aktivist shumë vjeçar në Ligën Shqiptare, i cili falënderoi pjesëmarrësit për nderin dhe besimin që treguan.

Aktivitetet vazhdojnë sipas planifikimeve, kurse në radhë të parë pritet TURNEU më 16.02, që mbahet në Vjenë, i cili kësaj here ka karakter HUMANITAR, sikur që kemi njoftuar edhe më parë.

Në emër të anëtarëve të kryesisë, kryetarit të ri, LUANIT, i urojmë suksese së bashku me mbështetjen tonë!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

Në vazhdim informatat për TURNEUN!

 27. Januar 2020