Jul 092022
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, të gjithë besimtarëve musliman, ua uron Festën e Kurban Bajramit, duke u dëshiruar fat, lumturi dhe shëndet!

Me nderime!

Ekipi për informim

 9. Juli 2022
Jun 262022
 

Përmbyllja e suksesshme e „Turneut të Pavarësisë“, që mbahet tradicionalisht për nder të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e që këtë vit kishte karakter HUMANITAR, krijoi bazën e takimit të kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë Z. Roland Bimo.

Në këtë takim, të datës 26.02, në të cilin anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare u mirëpriten nga ambasadori Bimo, u vlerësua vullneti i qytetarëve për të ndihmuar Shqipërinë në mëkëmbje pas termetit.

Pos individëve që vullnetarisht mbështetën aksionin humanitar, në mbledhjen e mjeteve kontribuuan edhe aktivistët e Ligës Shqiptare së bashku me kryesinë, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) ekipet pjesëmarrëse, që së bashku realizuan shumën në vlerën 2.300 € .

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aktivitet dhe vlerëson lartë punën e aktivistëve dhe cilësinë e mbarëvajtjes së turneut!

Mjetet e mbledhura do të derdhen, pa ndërmjetësues, në buxhetin e Republikës së Shqipërisë, gjë që ishte edhe qëllim i kryesisë, në mënyrë që shuma e mbledhur të shkojë në tërësi aty ku duhet, te organet shtetërore.

Me kërkesën e ambasadorit të ri të Republikës së Kosovës në Vjenë, Z. Pllana, më 24.02, kryesia e Ligës Shqiptare ishte ftuar në takimin zyrtar në ambientet e ambasadës.

Në këtë takim, që në radhë të parë kishte karakter njoftimi në mes të ambasadorit të ri dhe aktivistëve shqiptarë në diasporën shqiptare, u vlerësua puna e aktiviteteve dhjetëvjeçare e Ligës Shqiptare, ku pa ndërprerje kishte aktivitete të njëpasnjëshme.

Ambasadori Pllana ishte i informuar nga stafi i ambasadës rreth aktiviteteve të Ligës Shqiptare dhe ishte mirënjohës për punën e deritashme, ku përmendi edhe vlerën e aktiviteteve të tilla.

Në bisedimet pothuajse dyorëshe, pos tjerash, ambasadori u informua rreth planeve, bashkëpunimeve, vështirësive dhe synimeve të kësaj lige, si dhe u përshkrua shënimi ceremonial i 10 Vjetorit të Ligës Shqiptare, ku ishin ftuar federatat e futbollit, ministritë përkatëse, ambasadat tona dhe zyrtarë të tjerë, që nderuan aktivitetin e veçant me pjesëmarrjne e tyre.

Në fund, ambasadori përgëzoi punën e aktivistëve dhe të kryesisë, gjë që, siç u shpreh ai, nuk është parë kësi aktiviteti askund në botë në mërgatën shqiptare, me kaq shumë vullneti dhe punë.

Në emër të kryesisë falënderojmë ambasadat dhe ambasadorët, Z. Bimo dhe Z. Pllana, për përkrahje dhe respekt në punën tonë!

Ekipi për informim (A.J.)

 

 26. Juni 2022
Jun 132022
 

Me moton „10 VJET LIGË“ u kremtua sot 10 vjetori i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, në një ambient me mysafirë të ftuar, në mesin e të cilëve ishin edhe përfaqësuesit e intitucioneve tona, si dhe përfaqësues nga Ministria e Diasporës së Repoblikës së Kosovës.

Pas përzgjedhjes së materialit, të marrë nga ekipi teknik, gjatë kremtimit në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, do të bëjmë përzgjedhjen për publikim, që do ta gjeni ditëve në vijim!

I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e shumtë që ishin prezenzë në këtë manifestim!
Ekipi për informim! (A.J.)

 

 13. Juni 2022
Jun 022022
 

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri shpreh ngushëllime të thella për largimin nga jeta e ish presidetit të Shipërisë, ish presindent Nishanit!

Me rastin e lamtumirës së fundit ngushëllojmë familjarët, shokët dhe bashkëpunëtorët, si dhe të gjithë ata që ishin miq e dashamirë dhe që ndiejnë dhimbjen!

Në emër të kryesisë së e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
Ekipi për informim

 

 2. Juni 2022
Suffusion theme