futbollishqip

Jun 052013
 

 

Ftese

Propozim per riorganizim te diaspores ne Austri

 

Arsye dhe mungesa jane veti qe te shtyjne ne zhvillim  dhe kreativitet. Diaspora shqiptare ne veqanti ajo ne Austri ne rrethanat e reja te krijuara viteve te fundit, te bashkepunoj ne fusha te ndyshme. Komuniteti shqiptar eshte ne rritje dhe gjithnje freskohet me gjenerata te reja, ka nje etje e cila duhet shuar me aktivitete kulturore edhe sportive dhe te mbrohen vlerat dhe identiteti kombetar.

 

Me kohe jemi vetedijesuar qe si  diaspore definitivisht duhet te marrim fatin ne duart  tone, ne drejtim te kultivimit te vlerave tona kulturore dhe kombetare, te mbrojtjes nga asimilimi dhe  avancimit ne shoqerine aty ku jetojme, ku gjuhen e te pareve te percjellim femijeve me prejardhje shqiptare qe ndihen se jane shqiptare  dhe  shume qeshtjeve tjera me rendesi te veqante per diasporen. Perkrahjet qe deri me sot morren nga perfaqesuesit diplomatik shqiptare qendrrojen me afer karakterit deklarativ  dhe jo operativ/material, keshtu qe tek ne ngel barra e peshes dhe ne duhet te vetorganizohemi per aktivitete te natyrave te ndyshme.

Ne koordinimi  e shoqatave shqiptare ne Vjene/Austri, ndihet nje mungese qe smund te quajme e jobashkepunimit por me teper eshte e paralelizmave ne aktivitete.  Nuk mungojne aktivitete kulturore dhe sportive, por eshte nje domosdoshmeri qe ato te koordinohen ne mes veti, jo ne kuptimin e humjes se autonomies se veprimit te njeres apo tjetres shoqate, por me teper ne reciprocitetin, ndihmes dhe nje perkushtim me te mire te ndersjellte. Te mos krijohen paralelizma  apo projekte te natyres respektivisht te karakterit te njejte, por me teper energjia te fokusohete dhe shkrihet ne nje atmosphere te shendoshe te bashkeveprimit.

Liga shqiptare e futbollit ne Austri – LSHFA, ka marre iniciativen te ju ftoi ne takim e perbashket te shoqatave aktive ne Vjene/Austri me qellim te informimit, komunikimit te drejte dhe kooperimit ne fusha te ndyshme, ku nuk demtohen interesat e njeres apo tjeter shoqate, por te funksionojme dhe veprojme te koordinuar.

Shoqata qe nuk jane ftuar, nese ju i njihni dhe ato jane aktive, nuk figurojne ne adresat e E-Mail me larte, presim nga ju qe ti informani dhe  ti ftoni ne takim,  te cilet pa qellim mund ti kemi harruar apo nuk ishim ne dijeni!

Fillimisht propozojme (natyrisht pa ua marre te drejten edhe juve qe te propozoni idete tuaja respektivisht karakterin e takimit)

1-      Krijimin e trupes koordinative nga te gjitha Shoqatat dhe subjektet pjesemarrese ( pa e humbur autonomine e veprimit ne baze) – aderimi mbetet i  hapur ne qdo kohe per te gjithe te interesuarit

2-      Harmonizimin  e veprimeve dhe prezentimin e perbashket

3-      Shqyrtimin e mundesis per ndertimin e nje kulmi te perbashket organizativ me seli ne Vjene.

4-      Si dhe debatimi dhe shqyrtimi i te gjitha ideve dhe temave qe kane te bejne me Diasporen ne Austri.

Takimi mbahet ne

 adresa:                 Rögergasse 16/1,  1090 Wien,    Cafe “Timi”
koha:                    ora 12.00
data:                     9.06.2013

 Ju lutemi te konfirmoni pjesemarrjen tuaj permes E-Mail´it apo telefonit ne adresen si ne vijim:

 

E-mail : januz63@hotmail.com ose  januz.saliuka@wien.gv.at

www.futbollishqiptar.eu

Tel: +43 699 19478902

Me nderime ne emer te kryesise se LSHFA-se.

Januz Saliuka   menaxher dhe sekretar I LSHFA-se

 

 

 5. Juni 2013
Mai 262013
 

Më sukses u mbajt Turneu  i futbollit në Matzen të Gänserndorfit!


Nën organizimin e përbashkët nga Shoqata Kulturore Sportive  “ Afrim Zhitia” dhe Shoqates së prindërve dhe mësuesve Shqiptarë në Austri u zhvilluan garat në futboll të vogël për grupmoshat e nxënësve shqiptarë .

Garat i shpalli të hapura kryetari I SHKS Afrim Zhitia z. Nexhbedin Lleshi me një fjalim të shkurtër duke u deshiruar të pranishmeve që ishin në numër të konsiderueshëm ( afro 250) një ditë të bukur sportive dhe sportistëve të vegjël shumë sukses në lojën e futbollit.Më pastaj Fjalën e morri mësuesi Ibrahim Hasanaj I cili po ashtu I përshendeti të pranishmit dhe i njoftoi me rëndesinë e ketij aktiviteti sportive. Në ketë aktivitet morën pjesë tetë ekipe të ndara në dy grupe me mësuesit e tyre :Hazir Mehmeti,Ibrahim Hasanaj, Miradije Berishaj dhe Osman Ademi.

Ekipet me te suksesëshme në këto gara u treguan ekipi i i FC Drenica që tuboi 9 pikë

dhe ekipi i FC Dukagjini që po ashtu tuboi 9 pikë. Vlen të theksohët se edhe ekipet tjera treguan lojëra të bukura dhe me plotë efikasitet.  keta lojtarë të vegjël treguan se do të jenë pasardhës të denjë të Xherdan Shaqirit,Granit Xhakes,Blerim Xhemajlit,Lorik Canës e shumë te tjerëve që sot po shkelqejnë nëpër stadiumet evropiane të futbollit.

Edhe ekipet si Gostivari,Tulln,D Wagram ,Afrim Zhitia,Fc Timi dhe Çegrani ishin shumë te disponuara per lojë dhe treguan futboll shumë kualitativ.

Në fund më të mirët u shpërblyen me dhurata modeste  që kishte siguruar shoqata Afrim Zhitia dhe Liga Shqiptare e u shperndanë me moton se ky turnir do të jetë tradicional dhe me masovik se kësaj radhe.

 26. Mai 2013
Mai 132013
 

 

FC Shqiponja shkelqen ne derbin e javes.

Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

Sote me 12.05.2013 u zhvillua Raundi i trete i garave te LSHFA-se ( xhiroja e peste dhe  e gjashte)

FC Shqiponja shkelqen ne derbin e javes.

Ashtu edhe si  ishte paraljmeruar  garat e dites se sodit filluan me nje derbi te vertete ne mes te  FC Megi dhe FC Shqiponja e cila me merite te plote u takoi djelmoshave te FC Shqiponja te prire nga Portijeri  Rrustem Rrustemi  qe ishte  hero i ndeshjes se sodit !

Ndeshja filloi me nje intenzitet  te papapre deri me sote ne garat e LSHFA-se, te dyja ekipet te vetedijshme per rendesine e ndeshjes  u koncentruan me teper ne mesin e fushes dhe thuajase deri  te pjesa e pare e gjysemlojes  te dy portjeret e ekipeve mbeten te pa atakuar nga sulmuesit e te dyja ekipeve luhej nje loje presinge dhe shume e forte ne mbrojtje nga te dyja palet . Te paret ne avantazh kaluan djelmoshat e FC Sqiponja pas nje kunderzbritjeje mjaft mire te organizuar por ketu duhet te cekim se portieri i FC Megi nuk ishte edhe sa duhet i vemendshem, pas avantazhit te merituar FC Shqiponja terhiqet ne mbrojtje me qellim te stabilizimit te lojes dhe ruajtjes se rezultatit . Fc Megi pas disa atakimeve te njepasnjeshme  arrin ta barazoj rezultatin dhe me kete rezultat te dyja ekipet shkuan ne pushimin e gjysemlojes. Duhet cekur se ekipi i FC Megi ishte i hendikepuar pasi qe i mungonin disa lojtare qe jane titullar te ekipit te pare.

Me te  filluar pjesa e dyte FC Shqiponja i versulet  furishem portes se FC Megi  duke kerkuar golin e fitores.Dhe nuk vonoi shume  pas nje gabimi kardinal te portjerit te FC Megi – Paskal Ransi i cili kishte leshuar porten e tije per te evituar nje kunderzbritje te shpejte te FC Shqiponja  lojtari   Fatlum Kreka i Fc Shqiponja e parabollon ate dhe e shenon golin e avantazhit te serishem per FC Shqiponja (2:1). Te kota  ishin perpjekjet e FC Megi per te barazuar rezultatin , sote ne porten e FC Shqiponja ishte Rrustem Rrustemi

 i cili nuk lejoi qe porta e tije te tundet nga FC Megi, ishte jashtezakonisht i koncentruar dhe disa here me mbrojtje bravuroze e shpetoi porten e tije nga sulmuesit e FC Megi dhe kur pritej se FC Megi do e shenonte golin e barazimit FC Shqiponja perseri e ndeshkoi me nje gole shume te shpejte duke e shtuar avantazhin ne 3:1 pas nje kombinimi te mrekullueshem ne zonen e rreptesise se FC Megi me se miri u gjet lojtari  Fatlum Kreka.

Deri ne funde te ndeshjes lojen e dominuan plotesishte lojtaret e FC Shqiponja  dhe per ta bere rezultatin edhe me te thelle u perkujdes sulmuesi i tyre  Sehat Beqiri duke e vene Rezultatin perfundimtar 4:1 per FC Shqiponja. Referimi dhe sjelljet e lojtareve ishin per qdo respekt.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ne mes te FC Timi dhe SHKS Afrim Zhitia e cila perfundoi me merite ne favor te FC Timi ,ne kete ndeshje ja vlen te theksohet angazhimi dhe disciplina e treguar nga te dyja palet, ishte loje mjaft e bukur me aksione  mire te organizuara dhe sulmuesit sidomos ata te FC Timi ishin te disponuar dhe arriten tri here te mposhtin portjerin e  SHKS Afrim Zhitia,

pra FC Timi 3:1 SHKS AFRIM Zhitia.

Befasi te kendshme pregaditen lojtaret e FC BISH duke e mposhtur FC Timi me rezultat te ngushte 2:1, ishte nje loje mjaft intenzive dhe me mjafte shanse per gola por sulmuesit  e FC Bish arriten vetem dy here te mposhtin porten e FC Timi. Si duket ne kete ndeshje FC Timi hyri me nje doze pasigurie dhe duke e nenqmuar kundershtarin gje qe edhe jukushtoi shume shtrenjet.Lojtaret e FC BISH me menquri shfrytezuan rastet e dhena dhe me merite fituan ndeshjen qe ata i ngrit ne vendin e trete te Tabeles  se garave.

Edhe sote u zhvilluan ndeshja e kategorive te Reja te ekipit FC Timi qe tani me eshte bere praktike e vazhdueshme, ne vazhdim forcat e tyre I maten edhe ekipet e veteraneve te LSHFA-se  ku ekipi i prire nga Besniku  dhe Luani me merite mposhten ekipin e prire nga Januzi dhe Artani.

Garat e LSHFA-se sote I nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe ekipi I FC Iliria

qe zhvilloi nje ndeshje miqesore me FC Shqiponjen ne te cilen treguan se kane nje ekipe mjaft solide  dhe me futbolliste shume te talentuar.Sipas konfirmimeve te tyre shpresojme se  edhe FC ILIRIA do tu bashkangjitet ekipeve te tjera te LSHFA-se dhe do te behet pjese perberese e saje.

 

Per LSHFA

Abdullah Abdullahu

 13. Mai 2013
Suffusion theme