Përfundoi kampionati i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

Artikujt tjerė
- Përfundoi kampionati i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri
- Boksierët kosovarë rrihen në Sarajevë
- Sigal Prishtina mposhti Trabzonsporin
- Kenan Morina impresionon në Kanada
- Krasniqi në vend të Isufit?
- Gjyqtari Kreshnik Vula nuk i respektoi rregullat?
- Sulmohet nga tifozët mitrovicas trajneri i Prishtinës
- Sigal Prishtina dhe Trabzonspori shënuan fitore
- Llamkosi e gjunjëzoi edhe Feronikelin
- Lazio nuk heq dorë nga Xhaka
Në një ambient të shkëlqyeshëm dhe mot të mirë u zhvillua rundi i fundit i garave në Ligën Shqiptare të Futbollit të Austrisë. Kjo ishte edhe dita kulmore kur ndahen kupa, medalje, falënderime për të gjithë ata që ndihmuan në mbarëvajtjen e kampionatit. Nuk ishte i pakët vargu i atyre që sot u stolisën me ndonjë nga simbolet e sportit më të popullarizuar në glob, futbollit. Garat përfunduan solemnisht nga kryetari i LSHFA, Qani Sylejmani. Ai përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj të gjithë ata që ndihmuan mbarëvajtjen e ligës, sponsoret e zellshëm, pa të cilët nuk do kishim as kampionat. LSHF në Austri vazhdimisht e kanë mbështetur edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës. I pari i diplomacisë nga Kosova në Austri, Sabri Kiqmari, ambasador i cili përshëndeti të pranishmit, lojtarët dhe udhëheqësit e LSHF në Austri. E ndiej veten krenar me punën e mirë që mërgimtarë bëjnë, njëra nga ato është puna e LSHF në Austri. Garat që ju zhvilloni, qëndrimi, kultura e treguar janë me rëndësi në jetën tonë, imazhin tonë këtu në Austri. Ne do ju mbështesim vazhdimisht dhe e vlerësojmë punën tuaj të madhe. Ishte prezent edhe Imer Lladrovci, konsull i sapo emëruar në Austri, transmeton albinfo.
Moti ideal ndikoj në nivelin e lartë të garave ku fituese e gjithë kampionatit doli FC-MEGI me 41 pikë të tubuar në renditjen përfundimtare në tabelën e kampionatit. Në vendin e dyte renditet FC.TIMI me 35 pike, kurse me 32 pikë vendi i tretë i takoi FC.SHQIPONJA ,duke vazhduar: FC A.ZHITIA 29 pikë, BISH 28; KF-STRUGA 21, FC-SHARRI 8, FC-VËLLAZNIMI 6, dhe e fundit L. E MALËSISË me 6 pikë. Kupën e lojtarit më të mirë të kampionatit e mori futbollisti Bujar Demaku (FC-Megi), kurse golashënuesi më i mirë u shpall Enes Rexhepi (FC-Timi), portieri më i mirë Ilir Sulejmani (FC-Timi). Po ashtu me kupë u nderuar ekipi më i disiplinuar FC-BISH ndërsa trajneri më i mirë u shpall Nexhbedin Lleshi (FC-A.Zhitia). Ai i cili dha shumë me aktivitetin e tij ishte z.Mexhid Bislimi nga FC-Timi i cili u shpall edhe Aktivisti i Kampionatit. Ndarjet e kupave dhe medaljeve u shoqëruan me vallet e ekzekutuara nga shoqëria kulturo-artistike 12 Qershori. Veçan atmosferën e ngrohu vallja shqiptare Shota e luajtur nga valltarët e valltaret entuziast nën drejtimin e koreografes Rolanda Limani.
Moderimin e rrjedhës së pjesës solemne e bëri z.Salih Januzaj. Ai njëherit është kandidat në zgjedhjet austriake pas një jave, nga radhët e shqiptarëve. Ai është kandidat i Partisë Socialdemokrate e Austrisë(SPÖ). U kërkua nga të pranishmit që kanë të drejtë vote ta shkruajnë emrin Saliuka në rendin e SPÖ në fletëvotim.
Në mesin e spektatorëve kishin ardhur edhe shumë figura arti, kulture, shkence nga radhët e mërgimtarëve. Dr. Alim Arnauti, një veprimtar i njohur shqiptar nga Kosova i shpërngulur në Siri i cili jeton në Vjenë. Xhevat Bala, drejtor i Albacopy i njohur si veprimtar i devotshëm. Dr.Ina Arapi, studiuese pranë Institutit të Europës Lindore dhe aktiviste në Institutin Kulturor Aleksandër Moisiu në Vjenë. Osman Ademi, kryetar i Shoqatës së Mësuesve dhe Prindërve Shqiptarë në Austri. Ishte një ditë takimi e loje e rinisë shqiptare e cila ka nevojë për argëtim e edukim me fjalën dhe qëndrimin në virtytet kombëtare.