Sep 232013
 

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri

FC MEGI, fiton titullin e Kampionit

Pas ndeshjeve te fundit që u zhvilluan sot dhe manifestimit që është organizuar nga drejtuesit e Ligës Shqiptare të futbollit në Austri, FC.MEGI edhe zyrtarisht u shpall me plote merite Kampion në këte ligë.

FC.MEGI udhëheq me 41 pike te tubuara ne renditjen tabelare, ndërsa ne vendin e dyte renditet FC.TIMI me 35 pike, nderkaq ne poziten e trete eshte pozicionuar, FC.SHQIPONJA me 3 pike me
pak me 32,ne poziten e katert u rendit SHKS Afrim Zhitia, ne te pestin BISH ,ne poziten e gjashte KF Struga e keshtu me radhe.

Lojtari më i mire  u shpall, Bujar Demaku – FC.MEGI
Golashënuesi me i mire, Enes Rexhepi – FC.TIMI (tash KF.GOBLEN)
Portier, Ilir Sulejmani – FC.TIMI
Trainer, Nexhbedin Lleshi – FC. „AFRIM ZHITIA“
Ekipi me disciplinuar, FC. BISH (Bashkesia Islame Shqiptare )
Kampion i te rinjeve, FC.TIMI
Aktivisti i vitit, Mexhid Bislimi – FC.Timi

Me te miret u shperblyen me medalje dhe kupa kalimtare e Liges u ngrit larte nga duart e futbollisteve te FC MEGI qe me merite te plote u shpalle kampione e edicionit 2013 !!

Vlene te theksohet se, pas ndeshjeve te zhvilluara eshte mbajtur nje manifestim me crast fjalen pershendetese drejtuar te pranishmeve e kishte Kryetari i LSHFA-se z.Qani Sylejmani i cili i pershendeti te pranishmit dhe ekipet futbollistike qe garojne ne LSHFA, ne kete solemnitet morren pjese edhe  ambasadori i Kosoves ne Austri, Sabri Kiçmari i cili me nje fjalim te shkurter iu drejtua mases se tubuar duke perkrahur fuqishem aktivitetin e LSHFA-se, Redaktori i Radio Kosoves gjegjesisht i emisionit kushtuar diaspores „Me Afer“ z. Demir Reshiti nga i cili te pranishmit paten rastin te njftohen me lajmin se Ministria e diaspores se Republikes se Kosoves per merita te veqanta ne kultivimin e kultures sportive ka shperblyer LSHFA-ne me qmimin e Diaspores per sport, TV Hana nga Kumanova me Redaktorin Iljasa Abazi i cili po ashtu u shpreh i kenaqur qe sot gjindet ne mesin e LSHFA-se  si dhe mysafire te tjere.
Nderkaq, programi solemn u pasuruan me disa valle burimore shqipe  nga SH.K.A. „12 Qershori“ te udhehequr nga kryetarja dhe themeluesja Rolanda Limani.

Ne funde te ketij solemniteti u be edhe prezentimi i kandidatit te SPÖ per zgjedhjet nacionale Austriake te 29 Shtatorit 2013 ku Shqipetaret do te kene rastin te votojne per z. Januz Saliuka nje veprimtar i devotshem i qeshtjes kombetare, edhe njehere LSHFA- u bene apel te gjithe shqipetarve qe kane te drejte vote ta shfrytezojne rastin te dalin e te votojne SPÖ dhe Z. Saliuka.

Mire u pafshim ne aktivitete e radhes , faliminderit publikut besnik,ekipeve dhe futbollisteve, drejtuesve dhe menaxhereve te rinjeve dhe te rejave shqipetare qe jane ardhmeria e mergates sone.

 

Me rrespekt

Kryesia e Lshfa-se.

 23. September 2013