Nov 102017
 

Njoftohen të gjitha ekipet pjesëmarrëse, dhe ato që janë të interesuara, se TËRHEQJA E SHORTIT për TURNIRIN KUPA 2017, do të bëhet ditën e SHTUNË, më 11.11.2017!

Me këtë rast ftohen të gjithë përfaqësuesit e ekipeve, që të marrin pjesë në tërheqjen e shortit, i cili do të mbahet gjatë takimit të kryesisë, që parasheh fazën e fundit përgaditore para fillimit të turnirit në futboll!

Ftohen të gjithë anëtarët e kryesisë së Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, të gjitha organet e Ligës Shqiptare, referët, komisionet dhe ekipet punuese, që veprojnë në kuadër të kësaj lige, në takimin e radhës, më 11.11.2017, në orën 18:00, në adresën Keplerplatz 5, 1100 Vjenë.

Në emër të kryesisë

Ekipi për informim

 

Për informim / ripërsëritje:

 

Njoftohen të interesuarit, se afati për paraqitjen e ekipeve përfundon së shpejti!

Ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, ftohen që të marrin vendimet e tyre deri ditën e shunë (11.11.2017), pasi që në këtë ditë parashihet edhe tërheqja e shortit për ekipet garuese në TURNIRIN KUPA 2017!

Turniri do të mbahet më 19.11.2017, në Vjenë, në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff)!

Ndeshjet e para fillojnë në orën 13:00, prandaj lusim të gjithë pjesëmarrësit, që të jenë para orës 12:30 në sallën ku do të mbahet ky turnir!

 


Afati i paraqitje ende është i hapur, për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë!

Për të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë turnir, në vazhdim disa informata:

  • Pjesëmarrja për ekip është 100€ (Euro)!
  • Ekipet luajnë me 6 lojtarë (5+1)
  • Turniri mbahet në Vjenë, në palestër (Sport Halle), më 19.11.2017, nga ora 12:30 (ndeshjet 13:00)!
  • Luhet me mbathje të lejuara për palestër ! ( këpucë që nuk lënë gjurmë)
  • Rregullorja, më në detaje, ju dërgohet ekipeve pas paraqitjes së ekipeve
  • Paraqitja bëhet:
  • Pagesa mund bëhet në dy mënyra:
    • Përmes Bankës (Arsyeja e pagesës: KUPA 2017)
      • Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri
      • Banka: MARCHFELDER BANK
      • BIC: MVOGAT22
      • IBAN: AT074211045492830000
    • ose Drejtëpërdrejt te anëtarët e Kryesisë së Ligës

Vetëm ekipet që kryejnë pagesën e obliguar llogariten ekipe pjesëmarrëse! Ju lutemi të na kontaktoni për ç’do gjë që ju dëshironi, përmes formularit kontaktues ose përmes telefonit!


 

Falënderojmë ekipet për paraqitjen e tyre në këtë turnir, te anëtarët e kryesisë dhe përmes formularit online, të cilin e kemi bashkëngjitë më poshtë!

 

Ekipi për INFORMIM

Regjistro EMRIN E EKIPIT (Duhet shënuar)

E-Mail-Adresa për kontakt (Duhet shënuar)

Telefoni për kontakt (Nevoitet të shënohet)

EMRI i personit (Duhet për kontaktim)

Logoja e ekipit

Informata shtesë, lista e lojtarëve, pyetje ose kërkesë...

captcha

 

 10. November 2017