Sep 242013
 

Të nderuara/të nderuar!

Shqiptarët si popull kanë një diasporë mjaft të shtrirë në shumë shtete europiane dhe përtej oqeaneve. Ne nuk zgjodhëm rrugën e mërgimit nga dëshira, por na u imponua nga shumë faktorë. Këtu dallohen disa periudha kohore në shekullin e fundit si para, gjatë dhe pas luftës së fundit ballkanike.

Sot askush nuk e di të vërtetën se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë. Statistikat e ndyshme manipulojnë me regjistra të ndryshëm. E vërteta është që numërikisht më shumë jetojnë jashtë trojeve shqiptare (e ashtuquajtura “Diasporë”). Ashtu si në shoqëritë e ndryshme në botë edhe Austri, nuk vërehemi fare, thuaj se nuk ekzistojmë për shumë arsye. Nuk dallohemi nga popujt e tjerë europianë dhe më e keqja është se shumë shpejtë “integrohemi”. Të themi më mirë se shumë shpejtë arrijmë shkallën e asimilimit. Integrimi për komunitetin shqiptar në diasporë intepretohet me asimilim, këto dy terme janë afër njëri – tjetrit, por dallojnë në kuptim dhe domethënie.

Shoqëritë europiane intensifikojnë punën e tyre në integrimin e migrantëve, që më tepër është përshtatje në shoqërinë e re sesa marrje e së drejtës për të qenë i barabartë me vendorët në të gjitha strukturat e shoqërisë si ato administrative, ekzekutive dhe legjistrative.

Tani si Diasporë kemi ngelur në mes të zhvillimeve në trojet shqiptare dhe rrjedhave ekonomike, kulturore, politike në vendet ku jemi me banim të përhershëm. Në vendlindje ne cilësohemi si diaspora, në shoqërinë ku jetojmë cilësohemi si njerëz me prejardhje migracioni apo “Migrant”. Çfarë na ngel neve që në njërën apo tjetrën shoqëri të jemi të barabartë është vetëm forma demokratike, me ndihmën e votës së lirë dhe ne mund të përcaktohemi dhe ndikojmë në zhvillimet e mëtutjeshme dhe të trajtohemi drejtë!

Zgjedhjet nacionle në Austri – 29.09.2013

zgjedhjet nacionale të Austrisë do të mbahen më 29 shtator 2013. Nga këto do te del përbërja e re e parlamentit të Austrisë, ku populli zgjedh përfaqësuesit e vet dhe ne si pjesë përbërëse e kësaj shoqërie mund të zgjedhim (të gjithë ata me të drejtë vote) pëfaqësues nga komuniteti jonë.

unë garoj në fushatën parazgjedhore në formacionin e Partisë Socialdemokrate të Austrisë – SPÖ në tër teritorin e Austrisë. Është një rast ku edhe ne mund të kemi përfaqësues të komunitetit tonë në parlamentin e Austrisë. Kjo me shpresë që JU të shfrytëzoni të drejtën dhe votën tuaj të zgjedhni drejtë. Një përkrahje masive nga komuniteti shqiptar do të ishte e nevojshme dhe e domosdoshme që të kemi mundesi të pëfaqesimit në nivelin e ligjevënësve në parlamentin e Austrisë.

Shpresoj që përvoja ime shumëvjeçare në qendra të edukimit, këshillimoreve për çeshtje sociale dhe juridike, projekteve si ato arsimore dhe të integrimit/diversitetit(llojlloshmërisë), puna shumevjeçare si pëfaqësues i sindikatës (Gewerksachaft) në Odën e Punës në Vjenë (AK Wien), aktivitetet dhe lëvizjen shqiptare si ato para luftës së fundit ballkanike / internacioanlizimi i çeshtjes shqiptare, gjatë luftës që përfshiu edhe trojet shqiptare, aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive të pasluftës e deri më sot, përvojë e cila do të na pëcjell edhe në të ardhmen. Shpresoj se jam mjaft bindës me punën shumëvjeçare të gezoj besimin dhe përkrahjen tuaj që vota e hedhur

më 29.09.2013 pranë SPÖ, ku ju shkruani dhe emrin tim Januz Saliuka, të jetë votë direkte/preferues që do të na sjell përpara.

Nëse përcjellim komunitetet e tjera që jetojnë në Austri do të shohim se ato kanë përfaqësuesit e tyre në të gjitha strukturat shoqërore, kështuqë për ne hapen perspektiva të reja dhe trajtim i drejtë në të gjitha lëmitë si ato për Integrim dhe diversitet, arsim, punësim, përfaqësim në të gjitha struktura si ato administrative, ekzekutive dhe politike të shoqërisë, mbrojtjen e rrjetit social, prezantim të drejtë të gjinive dhe shumë të tjera. Dobia është e ndërsjelltë.

Unë jam dhe ngeli ithtar i përfaqësimit proporcional dhe në të të gjitha strukturat e shoqërisë në Austri. Me hyrjen time në parlament do të shtohet mundësia e trajtimit në një nivel më të lartë me natyrën e problemeve dhe vështirësive që ballafaqohen „migratët“ e në veçanti komuniteti ynë në Austri. Do të qëndroj besnik dhe në funksion të diversitetit në të gjitha sferat shoqërore. Veçanërisht komunitetit shqiptar i mungon faktorizimi dhe barazia me të tjerët. Do të jem në shërbim të interesave Tuaja dhe kërkoj një bashkëpunim të drejtë dhe të sinqertë, kubrengat Tuaja do të jenë brengat tona!

 

 

(në vijim nje muster e fletevotimit- vota preferuese shëno:Saliuka)

Me respect Vjene 2013

I Juaji Januz Saliuka

 24. September 2013
Suffusion theme