Mai 142017
 

Sot, në Prottes, përfunduan ndeshjet kampionale të xhiros së radhës, me befasi të shumta, ndeshje të forta dhe me ndryshime të shumta në tabelë.

Më të suksesshmit, sot, ishin ekipi TIMI dhe ekipi DEÇANI, që tashmë edhe kryesojnë tabelën, të ndjekur nga KËRÇOVA në vendin e tretë.

Ekipi i futbollit USAJ gjendet po ashtu në pjesën e sipërme të tabelës, me vetëm një pikë pas KËRÇOVËS. USAJ, në ndeshjet e sotme, treguan se mund të bëjnë befasi dhe të rikthejnë ndeshjen në favor të tyre, gjë që dëshmuan me shtimin e fitoreve në ndeshjet e sotme.

Ekipi PALESTINA, që sot treguan lojë shumë të forta, korrën fitoret e tyre dhe morën numrin e pikëve që i radhit në vendin e pestë në tabelë. Kjo i lë kandidat potencial për radhitje në pjesën e epërme, me vetëm dy pikë dallim nga vendi i tretë.

AFRIM ZHITIA shton edhe kësaj radhe minimalisht numrin e pikëve dhe radhitet afër mesit në tabelë, përkundër golave të shënuar, duke ndjekë PALESTINËN për të qëndruar në mesin e tabelës. Me pak fat dhe und të gjendeshin edhe në vendin e katërt, por kësaj radhe fati nuk ishte në anën e tyre.

KRENARIA, edhe pse shënon pa mëshirë gola, pa marrë parasysh se sa i fortë është kundërshtari, duke u radhitur me 18 gola e katërta për ka numri i golave të shënuara, mbetet megjithatë e parafundit me sistem pikësh, me vetëm katër pikë.

Më e pafat, në garat kampionale të këtij viti, që organizohen për herë të tetë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, edhe sot, ishte ekipi BESA, që për momentin nuk shijuan ende pikët e këtij kampionati. Shpresojmë në më shumë fat për herat e tjera.

Njëra ndër ndeshjet, që ishte e paraparë si derbi i javës, në mes të ekipeve TIMI dhe KËRÇOVA, përfundoi me rezultat minimal në të mirë të ekipit TIMI, që tashmë edhe kryesojnë tabelën. Ishte një ndeshje e fortë, me aksione dhe kundëraksione dhe me një potencial të lartë sportiv dhe cilësor, që përfundoi me një nivel të lartë disiplino nga të dy ekipet, përkundër rëndësisë që kjo ndeshje kishte për radhitjen tabelare. Kjo fot e përbashkët dëshmon cilësinë e tyre.

Edhe një pamje para fillimit të ndeshjes së fundit për ditën e sotme, ku KRENARIA pos lëndimit të një lojtari, që zbehu mundësinë për fitore, nuk arriti t’u bën ballë sulmeve të shumta që ekipi USAJ kishin përgatitur për ta dhe me plot meritë USAJ mboshti lojtarët e ekipit KRENARIA.

Për fund, falënderojmë SHOQATËN HUMANITARE KËRÇOVA, për kuzhinën që kishin përgatitë për këtë raund, gjë që si gjithmonë forcon dhe mbushë me energji sportistët, dhe pjesëmarrësit gjatë ditëve sportive, tash e sa vjet, në kampionatet e organizuara nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të gjithë aktivistët që ishin pjesë e këtij aktiviteti të sotëm, sportiv dhe shoqëror!

 

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim

 14. Mai 2017
Suffusion theme