Okt 172015
 

Kampionati-2015-10x4

Pjesa II

kampionati 2015 - permbyllja - pjesa II

Të nderuar vizitorë dhe dashamirë të sportit, ashtu sikur që ju njoftuam në pjesën e parë të tekstit,  rreth përmbylljes së Kampionatit 2015, që u shënua me një ditë festive, në gjirin familjar të bashkatdhetarëve tanë, me këngë, valle dhe kuzhinë autoktone, pa harruar sportin, për çka edhe ishte organizuar, ju njoftojmë në vazhdim me informata shtesë rreth rrjedhjes së këtij manifestimi kulturo-sportiv, të organizuar për herë të gjashtë me radhë nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.

Moderator i këtij manifestimi, kësaj radhe, ishte zv. sekretari Sali Gashi, iModeratori - Keshilli Koordinues - Kryetari cili në mënyrën e udhëheqjes ishte shumë i afërt me publikun, me sportistët, të ftuarit dhe me mysafirët e rastit. Modestia dhe komunikimi i sinqertë, si dhe bashkëpunimi me organizatorët, dhe koordinimi i përsosur me kryetarin z. Qani Sulejmani, bënë që në stadiumin BARBARA STADION në Prottes, gjithçka të shkojë mbarë sipas planifikimeve.

Bashkëpunimi me shoqata, institucione dhe individë aktivistë, është pikë e rëndësishtme në Ligën Shqiptare. Kjo u dëshmnua me pjesëmarrjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës, të përfaqësuar më Konsullin z. Ymer Lladrovci, përkundër angazhimeve tjera që kishtë kjo Ambasadë këtë ditë. Poashtu edhe Këshilli Koordinues, pjesë e të cilit është edhe Liga, përfaqësohej nga z. Abdullah Abdullahu, i cili u ftua, që sëbashku me Konsullin z. Lladrovci, të bëjnë shpërndarjen e trofeve, të shpërblyera sipas meritave, me medaljeve, mirënjohje dhe kupa.

Rinia ST PöltenPërfaqësuesi i ekipit RINIA ST.PÖLTEN, që ishte pjesë e Ligës në garat e vitit 2010, me futbollistë që treguan suksese në Kampionati e Parë të Ligës Shqiptare, pasi që ishte mysafir në këtë manifestim, dha një intervistë për ekipin për informim. Mospjesëmarrja e tyre rezulton jo aq shumë nga largësia sa është arsyeja e mbulesave financiare, gjë që mbetet mundësi (detyrë) e hapur për të gjithë SPONSORËT, që të rinjtë tanë kaq të talentuar, t’i përkrahin në bashkimin e vlerave tona kulturore dhe sportive, si një komunitet që jetojmë jasht vatrave tona.

Duke parë vullnetin e të rinjëve, shfrytëzojmë rastin që të bëjmë thirrje për të gjithë SPONSORËT e mundshëm, të cilët ndihen shpirtërisht të aftë për të përkrahë komunitetin e tyre, që mundësitë e mbështetjeve janë të mëdha, në shumë mënyra, dhe janë të mirëpritur për të kontaktuar grupet e motivuara por edhe drejtpërdrejtë organet e Ligës!

Ndër kandidatën më të fortë, deri në përfundimin e garave kampionale struga 2015në Ligën Shqiptare të Futbollit, ishte KF STRUGA. Ky ekip mjaft i suksesshëm tregoi se ka kapacitete të forta dhe kulturë të lartë sportive, duke u rënditur me numër të njëtë pikësh me Kampionin e këtij viti, por dallimi i golave, që ishte mbi 20 sosh, bëri që të rënditen në vendin e dytë. KF STRUGA sihte Kampione e Ligës në garat e viteve të kaluara, dhe u rikthy në Ligë, pasi qëndroi një kohë larg saj.

Përmbajtja po përpunohet dhe aktualizohet vazhdimisht!

 17. Oktober 2015