Mrz 112013
 

 

 

Përfundoi    Seminari 2013  i  LSHFA –së                          

      Vjene me  17.03.2013

 Në zyret e Qeveris lokale te Komunës nr 10 ( favoriten ) në një ambient tëmrekullueshëm dhe jashtzakonisht tëp ërshtatshëm për punë  LSHFA ka mbajtur Seminarin e sajTradiciona lkushtuar Organizimit, informimit dherregullave te lojes në futboll !.

 

Seminarin e beritë hapur z. Januz Saliuka ( menaxheri LSHFA ) me një rezyme të shkurtë  në lidhje me rëndësin dhe vlerën e Seminarit për ekipet garuese në kuadër të LSHFA-së.

Në vazhdim kryetari i Ligës z.QaniSylejmani pasi përshëndeti të pranishmit ( KF Lahuta e Malësis, FC Megi, FC Timi, FC Sharri FC Vllaznimi,ekolegjiumin e Refereve, komisioni i garave dhe kryesine ekzekutive ) i upërkushtua në veqanti organizimit dhe diciplinës e me theks të posaqëm masovizimit tëlojës së futbollit tek gjeneratat e reja ( tanimë është e sigurtë që në qdo xhiro të ligës në paraloje forcat e tyre do ti masin skuadrat juniore të FC Timi dhe KF Lahuta e Malësis). Duke bër një përshkrim të kampionatit të kaluar z. Sylejmani vuri theksin veqmas te domosdoshmëria  e   rritjes së nivelit të organizimit si te ekipet garuese e po ashtu edhe te organet e Liges ne pergjithësi duke theksuar se funksionimi më i mire i komisioneve përkatëse të ligës domosdoshmerishte do të ketë si rrjedhojë edhe ngritjen e nivelit të organizimit tek ekipet garuese dhe te të gjitha strukturat e ligës.

Tëpranishmëve iu drejtua edhe menaxheri i Ligës z. Januz Saliuka me Temën : Informimi dhe format e komunikimit në LSHFA, duke  prezentuar format  më praktike të informimit që sot  janë në trend dhe të cilat duhet të aplikohen nga ekipet garues edhe strukturat e ligës. Z. Saliuka ua bëri të qartë të pranishmëve se Informimi me kohë apo  dhënja  me kohë e informatës mundëson punë më eficiente dhe më praktike gje që qon ne një planifikim më të mire për të gjithë akterët që janë pjes përbërëse e ligës.

Po ashtu të pranishmit u informuan nga z. Saliuka edhe për kushtet konkrete dhe metodat e reja reth zhvillimit të garave në fushën e kontarktuar ku secila ekip do tëket obligime të cilave duhet tu përmbahen me përpikmëri.

Komisioneri i garave Z. Halil Jashari prezantoi format e garimit dhe mundësit  e reja të regjistrimit të lojtarëve dhe ekipeve në kuadër të LSHFA-së. Në këtë Temë në veqanti  u diskutua për mënyrën dhe afatet e regjistrimit të lojtarëve , pregaditjen e listave si dhe dorzimin e tyre me kohë tek komisioni i garave. Po ashtu u bë edhe prezentimi i orarit të mundshëm të xhirove si dhe të kohës se kur do të zhvillohen garat si dhe rëndësis së kryerjes së obligimeve  me kohë të ekipeve garuese kundrejt LSHFA-së.

Dhe krejt në fund  u dha një prezentim( Powerpoint) nga z. Abdullah Abdullahu në lidhje me rregullat e futbollit ku pati një diskutim të hapur për secilën rregull veq e veq , pati shum pyetje nga të pranishmit të cilat u shpjeguan një nga një duke mos lën dilema  në asnje nga rregullat e futbollit gje që do të jet një ndihmes e madhe për vet futbollistët dhe ekipet ne veqanti !

Seminari u përmbyll nga z. Saliuka me bindjen se format e ketilla pregaditore dhe komunikimi i drejte   janë forma më e mire për të shtjelluar dhe pasurar  fillimin e  mbarë të kampionatit 2013 të LSHFA-së!

Ju deshirojme suksese dhe garim sportiv ne te mire te komunitetit pamvaresisht moshave.

Kampionati fillon me 07.04.2013 ( nga ora 11:30)!

 

Per LSHFA-ne

 Abdullah   Abdullahu

 11. März 2013