Mai 132013
 

 

FC Shqiponja shkelqen ne derbin e javes.

Liga Shqiptare e Futbollit ne Austri

Sote me 12.05.2013 u zhvillua Raundi i trete i garave te LSHFA-se ( xhiroja e peste dhe  e gjashte)

FC Shqiponja shkelqen ne derbin e javes.

Ashtu edhe si  ishte paraljmeruar  garat e dites se sodit filluan me nje derbi te vertete ne mes te  FC Megi dhe FC Shqiponja e cila me merite te plote u takoi djelmoshave te FC Shqiponja te prire nga Portijeri  Rrustem Rrustemi  qe ishte  hero i ndeshjes se sodit !

Ndeshja filloi me nje intenzitet  te papapre deri me sote ne garat e LSHFA-se, te dyja ekipet te vetedijshme per rendesine e ndeshjes  u koncentruan me teper ne mesin e fushes dhe thuajase deri  te pjesa e pare e gjysemlojes  te dy portjeret e ekipeve mbeten te pa atakuar nga sulmuesit e te dyja ekipeve luhej nje loje presinge dhe shume e forte ne mbrojtje nga te dyja palet . Te paret ne avantazh kaluan djelmoshat e FC Sqiponja pas nje kunderzbritjeje mjaft mire te organizuar por ketu duhet te cekim se portieri i FC Megi nuk ishte edhe sa duhet i vemendshem, pas avantazhit te merituar FC Shqiponja terhiqet ne mbrojtje me qellim te stabilizimit te lojes dhe ruajtjes se rezultatit . Fc Megi pas disa atakimeve te njepasnjeshme  arrin ta barazoj rezultatin dhe me kete rezultat te dyja ekipet shkuan ne pushimin e gjysemlojes. Duhet cekur se ekipi i FC Megi ishte i hendikepuar pasi qe i mungonin disa lojtare qe jane titullar te ekipit te pare.

Me te  filluar pjesa e dyte FC Shqiponja i versulet  furishem portes se FC Megi  duke kerkuar golin e fitores.Dhe nuk vonoi shume  pas nje gabimi kardinal te portjerit te FC Megi – Paskal Ransi i cili kishte leshuar porten e tije per te evituar nje kunderzbritje te shpejte te FC Shqiponja  lojtari   Fatlum Kreka i Fc Shqiponja e parabollon ate dhe e shenon golin e avantazhit te serishem per FC Shqiponja (2:1). Te kota  ishin perpjekjet e FC Megi per te barazuar rezultatin , sote ne porten e FC Shqiponja ishte Rrustem Rrustemi

 i cili nuk lejoi qe porta e tije te tundet nga FC Megi, ishte jashtezakonisht i koncentruar dhe disa here me mbrojtje bravuroze e shpetoi porten e tije nga sulmuesit e FC Megi dhe kur pritej se FC Megi do e shenonte golin e barazimit FC Shqiponja perseri e ndeshkoi me nje gole shume te shpejte duke e shtuar avantazhin ne 3:1 pas nje kombinimi te mrekullueshem ne zonen e rreptesise se FC Megi me se miri u gjet lojtari  Fatlum Kreka.

Deri ne funde te ndeshjes lojen e dominuan plotesishte lojtaret e FC Shqiponja  dhe per ta bere rezultatin edhe me te thelle u perkujdes sulmuesi i tyre  Sehat Beqiri duke e vene Rezultatin perfundimtar 4:1 per FC Shqiponja. Referimi dhe sjelljet e lojtareve ishin per qdo respekt.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ne mes te FC Timi dhe SHKS Afrim Zhitia e cila perfundoi me merite ne favor te FC Timi ,ne kete ndeshje ja vlen te theksohet angazhimi dhe disciplina e treguar nga te dyja palet, ishte loje mjaft e bukur me aksione  mire te organizuara dhe sulmuesit sidomos ata te FC Timi ishin te disponuar dhe arriten tri here te mposhtin portjerin e  SHKS Afrim Zhitia,

pra FC Timi 3:1 SHKS AFRIM Zhitia.

Befasi te kendshme pregaditen lojtaret e FC BISH duke e mposhtur FC Timi me rezultat te ngushte 2:1, ishte nje loje mjaft intenzive dhe me mjafte shanse per gola por sulmuesit  e FC Bish arriten vetem dy here te mposhtin porten e FC Timi. Si duket ne kete ndeshje FC Timi hyri me nje doze pasigurie dhe duke e nenqmuar kundershtarin gje qe edhe jukushtoi shume shtrenjet.Lojtaret e FC BISH me menquri shfrytezuan rastet e dhena dhe me merite fituan ndeshjen qe ata i ngrit ne vendin e trete te Tabeles  se garave.

Edhe sote u zhvilluan ndeshja e kategorive te Reja te ekipit FC Timi qe tani me eshte bere praktike e vazhdueshme, ne vazhdim forcat e tyre I maten edhe ekipet e veteraneve te LSHFA-se  ku ekipi i prire nga Besniku  dhe Luani me merite mposhten ekipin e prire nga Januzi dhe Artani.

Garat e LSHFA-se sote I nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe ekipi I FC Iliria

qe zhvilloi nje ndeshje miqesore me FC Shqiponjen ne te cilen treguan se kane nje ekipe mjaft solide  dhe me futbolliste shume te talentuar.Sipas konfirmimeve te tyre shpresojme se  edhe FC ILIRIA do tu bashkangjitet ekipeve te tjera te LSHFA-se dhe do te behet pjese perberese e saje.

 

Per LSHFA

Abdullah Abdullahu

 13. Mai 2013
Suffusion theme