Jun 032014
Për LSHFA
Halil Jashari
E Diel, 01.06.2014, në Prottes në Barabara Stadion u zhvillua raundi i fundit i ndeshjeve në futboll i sezonit pranveror, ku ekipet të entuziazmuara kishin arritun qysh në orën 9:00 në fushën e lojës, për t’u përgaditur dhe për të treguar se intersi i tyre është shumë i madh për të garuar në këtë Kampionat.
Gjithçka filloi sipas planit dhe rregullave të parapara, ku ekipet japën maksimumin që të tregojnë aftësitë dhe kualitetet e tyre. Por edhe më shumë rëndësi ishte se të gjitha ndeshjet u zhvilluan me një disciplinë shumë të lartë sportive.
KF Krenaria / pa dyshim se bafasia e këtij raundi ishte arritja e fitores së parë të ekipit KF Krenaria, lojtarët e së cilës në çdo ndeshje ishin shumë të motivuar dhe që në këtë raund mundën bindshëm pikërisht kryesuesin aktual të tabelës, dhe në konton e tyre morën pikët e para.
KF Drenica / asgjë nuk lejoi që në rastësi të pres, por me përkushtimin maksimal arrite dy fitore shumë të rëndësishme dhe kështu prap vendosen në krye të tabelës. Për suksesin e arritur gjithsesi merita kanë traineri i ekipit Musli Tahiraj si dhe Musa Thaqi, të cilët me shumë vullnet po i kryejnë obligimet duke i motivuar lojtarët për lojëra cilësore.
Galatasaray / me një humbje dhe një fitore duket se lojtarët ishin shumë të kënaqur me këtë rezultat. Përpos lojës së futbollit në fushën e gjelbërt ata u shprehën se jan të kënaqur edhe me pjesmarjen e tyre në garat e LSHFA-së e cila me respekt shumë të madh i ka mirëpritur.
Bish / anëtare e plotë tani që pesë vite me radhë në LSHFA, ka arritur në majen e sukseseve, ku në këtë kampionat po shkëlqejnë me lojrat e tyre dhe synojnë ta marrin titullin për sivjet. Mbetet të presim befasi dhe rezultate të reja në sezonin e ardhshëm, ku priten ndeshje mjaft cilësore.
Afrim Zhitia / kësaj radhe nuk i shkoi për dore ekipit të siguron pikë, dhe me këtë rast zbret nga kryesimi i tabelës, por mbetet kandidat i rrezikshëm për titull. Deri më tash mund të thuhet se ishte një ndër kandidatët kryesorë për titull, por presim risi të reja deri në përmbyllje të këtij kampionati.
FC Timi / pësuan në të dy ndeshjet, edhe pse dy herë arritën që të paktën ta barazojnë rezultatit, por më kot. Kjo bëri që të humbin vendin e tretë në rënditjen tabelare. Mirëpo, si nënkampion i vitit të kaluar, presim befasi dhe freski në sezonin e dytë, ku edhe vendoset fati i kampionit të vitit.
Mirëpo edhe këto dy ekipe kanë pse të krenohen, spese janë ekipe ku edhe më parë kanë trguar rezultate shumë pozitive. Nëse merren në tërësi raundet e zhvilluara, lehtë mund të konstatohet se kampionati ka një rrjedhë shumë të mirë, ku motivimi për lojë është shumë i madhë e ku në 18 ndeshjet e zhvilluara janë shënuar 150 gola, kurse janë ndarë vetëm shtatë kartona të verdhë dhe pa asnjë karton të kuq. Duke u bazuar në të gjitha këto rezultate frytdhënëse si dhe në premtimet verbale edhe nga ish ekipet e LSHFA-së, në sezonin e radhës do të jenë prap antare në LSHFA ekipi Xh Vllazrimi Krems si dhe kampioni i vitit 2013 Fc Megi. Me këte mund të themi se misioni i kësaj lige, që afër veti të mbajë sportistë dhe talentë të rinjë në aktivitete të përbashkëta, po e kryen punën e saj me sukses.

3. Juni 2014