Përmbyllet me shumë sukses turniri KUPA E PAVARËSISË 2016, që u organizua nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues, që këtë vit u mbajt në Vjenë.
Sikur që ishte paraparë që në pranverën e këtij viti, në mbledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare, turniri KUPA E PAVARËSISË 2016, që u mbajt dje, më 20.11.2016, u realizua sipas parashikimeve dhe në orarin e paraparë.
Konsulli i Republikës së Kosovës, Z. Imer Lladrovci, pasi përshëndeti të pranishmit si përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Kosovës, së shpejti mori edhe detyrën e ditë në këtë turnir, por kësaj radhe si sportist për ekipin e Qeverisë Kosovare, në fushën e lojës. Loja zyrtare që shënoi në mënyrë solemne fillimin e turnirit ishte ajo në mes të ekipit të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe të Përfaqësueses së Ligës Shqiptare, ku Përfaqësuesja e Ligës nuk e pati shumë të lehtë fitoren që mori.
Vlenë të përmendet, se disiplina e sportistëve dhe e pjesëmarrësve ishte tejet në nivel, dhe ndeshjet e futbollit ishin shumë në nivel, si për nga cilësia e lojës ashtu edhe nga loja fair-play, gjë që edhe pritej, pasi që në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, që nga krijimi i saj, e deri tash, në vitin e shtatë kampional, vazhdohet të luhet me sistem të rregullave që zbatohen edhe në FIFA.
Pas Kampionatit të rregullt, ekipi KËRÇOVA si Kampion 2016 në Ligën Shqiptare, edhe pse gjatë turnirit KUPA E PAVARËSISË 2016, në garat kualifikuese, u befasua nga ekipi KRENARIA, ku loja përfundoi me rezultatin 0:0, arriti që në ndeshjet tjera ti përmbyllë të gjitha, deri me fitoren në finale, ku edhe siguroi KUPËN E PAVARËSISË, si fitues i turnirit për këtë vit.
Ekipi mysafir BOS KURT, arriti të sigurojë vendin e dytë, me ndeshje të forta dhe të suksesshme, kurse vendi i tretë i takoi ekipi DEÇANI, pas një fitoreje kundër ekipit BESA në ndeshjen për vendin e tretë. Ekipi BESA, që në Kampionati i sivjem ishte në vendin e tretë, në turnir mbeti në vendin e katërt, por duke kënaqur publikun me përvojën e veteranëve të futbollit, që kishte në ekip, dhe me lojë mjaft cilësore.
Favoriti i turnirit dhe Nënkampioni 2016 dhe Kampioni i vitit 2015, FC TIMI, kësaj radhe nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, përkundër cilësisë që kishte, dhe përfunduan garat më herët, sikurse edhe ekipet tjera, si ekipi STUDENTI, ekipi TERNITZ, ekipi XIXA Greshnicë, e të tjerë.
Ligës Shqiptare, pasi që ishte në bashkëpunim dhe në koordinim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, për këtë aktivitet, nderoi punën e këtij Këshilli Koordinues, me çrast u nda edhe në mënyrë solemne mirënjohje, e cila u dorëzua nga kryetari i Ligës Shqiptare, Z. Qani Sulejmani, te përfaqësuesi këtij Këshilli. Gjithashtu e pranishme ishte edhe Rolanda Limani, që vazhdon të jetë bashkëpunëtore në aktivitetet e Ligës Shqiptare.
Falënderojmë të gjithë përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Shoqatat bashkëpunuese, Qeveritë tona, aktivistët e shumtë dhe sportistët, për pjesëmarrje në turnirin KUPA E PAVARËSISË 2016, që u zhvillua për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues, që njëherit përmbyllë aktivitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri për vitin 2016.
Ju faleminderit
Ekipi për informim
FOTO E PËRBASHKËT (fituesit, kryesia dhe aktivistëst)