Feb 162020
 

Sot, në TURNEUN E PAVARËSISË, tashmë tradicional, që këtë vit ka KARAKTER HUMANITAR, ndeshen 16 ekipe për të treguar forcat e tyre sportive, se cili ëshë më i mirë.

Mjetet e mbledhura nga organizimi i këtij turneu do të dorëzohen te ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Vjenë, Z. Roland Bimo, të cilat shërbejnë si ndihmë me rastin e termetit, vitin e kaluar, në Shipëri.

Po ashtu, edhe mjetet tjera, nga të gjithë ata që janë bashkuar për të ndihmuar, të cilat deri më tash kanë arritë te organet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, do të mblidhen së bashku dhe të bashkuara do të dorëzohet pas turneut.

I falënderojmë të gjithë mbështetësit, që në çfarë do forme, japën kontributin e tyre në këtë drejtim, kurse ekipeve pjesëmarrëse iu urojmë suksese dhe fair-play gjatë ndeshjeve të sotme!

Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)

 

Në vazhdim adresa dhe detajet e turneut!

SUKSESE !

 16. Februar 2020
Suffusion theme