Feb 172020
 

Sot KOSOVA shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë, që tashmö gëzon njohje ndërkombëtare, e që ishte rrugë e vështirë dhe e paguar shumë shtrenjtë!

Turneu i djeshëm, i organizuar nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, i kushtohet pikërisht pavarësisë së Republikës së Kosovës, traditë kjo tash e sa vjet, dhe që mbanë emrin Turneu i Pavarësisë.

Këtë vit turneu kishte karakter humanitar, për të ndihmuar qytetarët dhe qeverinë shqiptare në rimëkëmbje pas termetit që ndodhi në fund të vitit e kaluar në Shqipëri.

Urojmë të gjitha ekipet e paraqitura për pjesëmarrje, që ishin 16 sosh, për kontributin dhe cilësinë në ndeshjet sportive dhe disciplinë!

Po ashtu i falënderojmë të gjithë kontribuesit që mbështetën këtë organizim, që në shuma dhe mënyra të ndryeshme bashkuan vullnetin për të ndihmuar popullin shqiptar!

TURNEU

Ndër ekipet që kaluan në gjysmëfinale ishte AC SHQIPONJA, fitues i turneut, përcjellë me vendin e dytë FRIZER LUDI, që fati i tyre u vendos me penalti. Kurse vendin e tretë e fitoi ekipi WIENGER CF, që po ashtu në penalti fitoj nga FC TIMI, kampion i trefishtë në Ligën Shqiptare të futbollit në Austri.

Pas përpunimit të materialeve do të gjeni më shumë informata, së shpejti!

I falënderojmë të gjithë të pranishmit, për mbështetjen në çdo mënyrë, të gjitha ekipet pjesëmarrëse, të gjithë aktivistët, referët dhe anëtarët tjerë për kontributin e tyre!

Në emër të kryesisë
Ekipi për innformim (A.J.)

 17. Februar 2020
Suffusion theme