Rritet numri i ekipeve që synojnë të garojnë në Ligën Shqiptare. Në radhën e ekipeve që dëshirojnë të marrin pjesë në KAMPIONATIN 2015, për të treguar forcat e tyre sportive, është edhe një ekip i ri, që shprehën dëshirën për pjesëmarrje.
Nga Komisioni i Garave, që funksionon në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, na informojnë se ekipi i ri i futbollit STUDENTI ka marrë kontakt të drejtëpërdrejt me anëarët e këtij komisioni, duke shpreh dëshirën për pjesëmarrje në garat kampionale të këtij viti.
Ekipi STUDENTI, që shprehën dëshirën për pjesëmarrje, pritet të fillojë procedurat e rregullta të paraqitjes zyrtare, në mënyre që të sigurojnë vendin për të garuar në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri.
Për informata të tjera, ju njoftojmë së shpejti.
Ekipi për informim