Ishte e mrekullueshme xhiroja e sotme e ndeshjeve të kampionatit të këtij viti jubilar, ndeshje këto që organizohen tash e dhjet vjet me radhë, në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri. Ishte kjo xhiroja e radhës e cila u realizua sot, më 28.04.2019.
Fusha me bari natyror, atmosfera sportive dhe ndeshjet mjaft interesante, arritën të përmbyllin me mjaft sukses këtë ditë, e cila bashkoi shumë bashkatdhetarë në gjirin e vet, për të qenë së bashku këtë të diel.
Moti ishte i shkëlqyer, kurse aktivistë, që veprojnë në Ligën Shqiptare, qysh dje pasdite, kishin shkuar për të përgatitur terrenin sportiv për ndeshjet e ditës së sotme, që mund të themi se ishte dita më e suksesshme e këtij kampionati deri më tash!
Edhe pse ndodhej disa kilometra përtej kufirit të Vjenës, orari i caktuar nga kryesia ishte i përshtatshëm për lojë, duke filluar kështu ditën sportive në kohën e rregullt, që ishte publikuar ditë më parë në faqen zyrtare të Ligës Shqiptare.
Të gjitha ekipet ishin të kompletuara, të përforcuar me lojtarë të rinj, të zellshëm dhe me zemër sportistësh, që me mjaft vullnet kishin arritur për t’u takuar në terrenin me bari natyror dhe fushën tashmë të përgatitur, që të tregojnë forcat e tyre në futboll.
Disa nga ekipet kishin porositur edhe fanellat e reja, në mënyrë që të shkëlqejnë në këtë ditë të rëndësishme për ata, me ndeshjet e tyre kualitative dhe për rezultatet e arritura këtë ditë.
Shokë, miq, dhe dashamirë të sportit, patën rastin të shijojnë kështu një festë sportive, ku për kujdesin e tyre, aktivistët e Ligës Shqiptare, kishin sjellë kështu mjaftë për të ngrënë dhe për të pirë.
Firma „Produkte Vendore“ kishte sponsorizuar shumë pije për këtë ditë, ku me këtë rast Liga Shqiptare falënderon pronarin e kësaj firme, Z. Fadil Limani, për përkrahjen që dha në këtë ditë! Meritë të veçantë për këtë ka edhe aktivisti dhe përgjegjësi për komunikim me jashtë (PR), Z. Vaxhid Bislimi!
Ndeshjet kampionale gjithnjë e më shumë po shtojnë kualitetin sportiv, duke sjellë tash e dhjet vjet forca të reja sportive dhe gjenerata të reja, të cilën, të ardhmen e e presin, e ndërtojnë afër Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
„Timi“ kësaj here ishte pak me ngecje, për nga numri i grumbullimit të pikëve, pasi që nuk ishte i kompletuar me lojtarët standard, për arsye lëndimesh, duke lehtësuar kështu ekipet kundërshtare për të mposhtur në ndonjë ndeshje. Këtë rast më së miri e shfrytëzuat lojtarët e ekipit „Luani Bau“, duke mposhtur ekipin „Timi“ me plot gjashtë (6) gola të shënuar.
„Luani Bau“, po ashtu ekip që po garon për herë të parë në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, me mjaft sukses arritën të shënojnë fitoret e para, duke treguar cilësi dhe nivel, për nga organizimi si ekip, por edhe për ndeshjet e luajtura, ku si shpërblim morën pikët e grumbulluara me fitoret e merituara.
„Wien West“, që këtë vit po garon për herë të parë në garat kampionale, shënoi fitoren e parë për këtë ditë, duke pasuar edhe fitoret tjera me rashë, duke grumbulluar numër pikësh, me plot meritë, që mund të ndihmojnë për të qenë në krye të tabelën. „Wien West“ tashmë shkëputet nga disa ekipe për nga numri i pikëve, që u japë shpresë për xhiron e ardhshme, ku mund të priten befasi.
„Kumanova“, ekip kryesisht me gjeneratë të re, që u rezistoi mjaftë mirë, sulmeve të shumta të ekipeve kundërshtare, me një lojë taktike dhe me kombinime të shpejta, arritën që t’i bëjnë konkurrencë të fortë ekipit „Timi“, dhe në fund të ndeshjes morën një pikë nga barazimi 3:3. Po ashtu ishin të organizuar edhe përballë ekipit „Besa“, duke rezistuar deri në fund, ku nga rezultati 4:4 morën edhe një pikë të vlefshme në renditjen tabelare.
„Besa“ edhe pse kundër ekipit „Kumanova“ nuk arriti që të mbrojë epërsinë, duke marrë kështu vetëm një pikë nga kjo ndeshje, dhe duke humbur pikët nga ekipi „Wien West“, arriti që vrullin e vet ta zbrazë kundër ekipit „Krenaria“, duke shënuar rrëbesh golash, e që shuma e tyre arriti në numrin njëmbëdhjetë (11), edhe pse morën katër (4) gola nga „Krenaria“.
„Krenaria“, ekipi që që nga themelimi ruan traditën për të shënuar gola pothuajse në të gjitha ndeshjet, pa marrë parasysh se kush është kundërshtari dhe sa i „fortë“ është, dëshmoj sot aftësitë e veta, ku me mjaft sukses shënoj plot shtatëmbëdhjetë (17) gola, numër ky rekord për një raund, ku më së shumti pësoj pikërisht „Kumanova“, që askush nuk e priste.
Numri gjithsej i golave të shënuara në këtë raund arriti shifrën në 75 gola, që për krahasim nga xhiroja para kësaj, janë trembëdhjetë (13) gola më shumë!
Në vazhdim disa fotografi, që anëtarët e ekipit teknik i realizuan gjatë ditës së sotme, në terrenin sportiv, ku u mbajtën ndeshjet e radhës të kampionatit të këtij viti.
Fotoja e ditës
Foto tjera
Ndërsa tabela aktuale, që mund të pësoj ndryshime pas vendimit që pritet të merret nga kryesia e Ligës Shqiptare, deri në këto çaste ka këtë radhitje.
Falënderojmë të gjithë të pranishmit, sportistët dhe aktivistët, që ndihmuan për të realizuar këtë ditë sportive, që do të mbetet e paharruar në organizimet e aktiviteteve në Ligën Shqiptare dhe për shoqatat dhe klubet sportive, që bashkëpunojnë me këtë ligë.
Raundi i radhën do të luhet në Prottes, më datën 14.06.2019. Ju mirëpresim!
Në emër të kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)