Prottes 2015
Edhe Gjyroja e pesë e radhës u përbyll me zhvillimin e ndeshjeve futbollistike në kuadër të kampionatit të gjashtë në Lshf A .
Ekipet që sollën vëmendjen e publikut me lojat dhe kualitetet e tyre si xhdoher pa marë parasysh rezultatet e takimeve ato edhe një her konfirmuan seriozitetin dhe gadishmërin e lartë për të qenë në nivelin e lojës.Kështu që me këto ekipe siç jan Fc Timi ,Presheva,Drenica ,Krenaria etj.që janë shembull pozitiv për të gjithë tjerët u përbyll edhe një raund i javës.
Pa dyshim se me lojën e tyre Fc Timi arriti që në konton e tyre të shënojnë edhe gjashtë pika shum të rëndësishme për të qenë kandidat kryesor për të u shpallur kampion i vitit 2015 duke dominuar ndaj ekipit të Fc Drenicës që më në fund me rezultatin 7:3 përbylli këtë takim,u zhvillua një ndeshje shum dinamike me aksione shum të mira nga të dya palët por në këtë rastë Fc Timi ishte në disa momente më me fat dhe kështu arriti fitoren e merituar.
Gjithsesi edhe ekipi Fc Drenica po me një lojë të nivelit shumë të lartë me aksione të shkëlqyera arriti që të mposht ekipin Presheva me një rezultat bindës 8:3 dhe edhe një herë u vërejte shumë pozitiv prezenca e lojtarit të njohur Nazmi Kiqina i cili me lojën e tijë bëri që kjo ndeshje të jet e shikueshme dhe kështu të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur me një lojë të tillë
Ndërsa ekipi Presheva pas humbjes së kësaj ndeshje mllefin e tyre e përdorën kundër ekipit mëtë disciplinuar në këtë kampionat Krenaria ku me rezultatin e thellë 9:5 arritën që të përfitojnë edhe tre pikë në konton e tyre .Referimi ishte në nivelin e duhur dhe e gjitjë kjo len të hapur këtë kampionat deri në raundin e fundit të jet dramatik dhe me dryshime të mëdha .
Për Ligën
Halil Jashari