LIGA 2018

 

LIGA SHQIPTARE E FUTBOLLIT NË AUSTRI

Të nderuar Bashkatdhetarë, me datë 13.02.2010, pas shumë vitesh përpjekje, u themelua Liga Shqiptare e Futbollit në Austri. Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë dhe do të jetë që sporti shqiptar, sidomos futbolli në Austri, të prezantohet në mënyrë të organizuar dhe profesionale, të tregohet disiplinë dhe cilësi sportive.

Liga Shqiptare ka të zgjedhur:

 

 

Kryesia:

  • Kryetar: Halil Jashari
  • Zv.Kryetar: Luan Kreka
  • Sekretar: Januz Saliuka
  • Zv. Sekretar: Sali Gashi
  • Arkëtar: Amir Januzaj
  • Zv.Arkëtar: Vaxhid Bislimi
  • Anëtar: Qamil Hyseni
  • Anëtar: Ragip Gashi

Anëtar NDERI:

  • Kryetar nderi: Qani Sulejmani

 

Në kuadër të Ligës funksionon edhe Komisionet, Lidhjet dhe Ekipet e punës që përbëhen nga:

Komisioni i Garave:

  • – Kryetar – Sali Gashi
  • – Amir Januzaj

Komisioni Disiplinor:

  •  – Kryetar – Mexhid Bislimi

Lidhja e Referëve:

  • Abdullah Abdullahu – Kryetar
  • Qamil Hyseni
  • Fuad Rexhepi

Ekipi Teknik:

  • Ragip Gashi
  • Vaxhid Bislimi
  • Halil Jashari
  • Amir Januzaj

Ekipi për informim:

  • Halil Jashari
  • Vaxhid Bislimi
  • Amir Januzaj

Për çështje të tjera:

  • Musli Tahiraj – Trajner i Përfaqësueses së LSHFA-së
  • Amir Januzaj – Menagjer i LSHFA-së
  • Amir Januzaj – Administrator i Web-faqes
  • Haki Ramadani – Fiziatër i Përfaqësueses

Në ligën shqiptare kanë të drejtë të luajnë të gjitha ekipet shqiptare ose shoqatat shqiptare, që në fillim të vitit paguajnë antarsimin që paraprakisht përcaktohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri .

  • Sistemi i ligës bazohet në një sistem turneu
  • Luhet në fushë të vogël
  • Shënohen pikët dhe formohet Tabelë sipas pikëve të grumbulluara

Në fund të vitit:

  • Caktohet Kampioni i vitit
  • Zgjedhet Futbollisti i vitit
  • Portjeri i vitit
  • Golashënuesi i vitit
  • Ekipi Fair Play

Të nderuar sportdashës të futbollit, përfaqësues të ekipeve dhe pjesëmarrës të ligës shqiptare, gjatë turneve duhet që të mbajmë përgjegjësi dhe të veprojmë me përgjegjësi brenda dhe jashtë fushës, të respektojmë Rregullat dhe statutin e Ligës.

Kryesia e Futbollit në Austri ju dëshiron Ekipeve Anëtare suksese në vitin garues dhe ju lutet për fair play.

Kryetari i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

 

Suffusion theme