Mai 202025
Këtë të diel, në Stadiumin „BARBARA“ në PROTTES, u mbajtën GARAT E KUPËS 2025, që organizohen nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, ku fituesi për këtë vit është ekipi LUDI, apo sikur që njihet edhe me emrin „Friseur Ludi“! URIME!
Vendi i dytë i takoi ekipit „Abdyl Frashëri“, kurse fituesi i vitii 2024 kësaj radhe u rëndit në vendin e tretë!
Në turneun për fëmijë, që u organizua paralelisht, po në „BARBARA STADION“, ekipi „SV TIMI JUNIOR“ arriti të rënditet i pari dhe u titullua si fitues i turneut për fëmijë! Shpërblime morën fituesit nga të dy ciklet e fëmijëve, të rënditura në tri vendet e para.
Ekipeve fituese u urojmë suksese edhe në ndeshjet e radhës!
Në emër të Kryesisë
Ekipi për informim (A.J.)
Në vazhdim disa foto të përzgjedhura!
20. Mai 2025