Mrz 252015
Fituesi i Kupës së parë të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe njëherit Nënkampioni i dyfishtë (2013/2014), FC TIMI, kalon nëpër procedurat e rregullta. Kështu njofton ekipi teknik, i cili ka pranuar dërgesën nga FC TIMI, të dërguar përmes FORMULARIT ONLINE!
Sukseset e ekipit të futbollit FC TIMI, që tashmë është zyrtarizuar nga organet kompetente zyrtare austriake në regjistrin qëndror, presim t’i shohim edhe në Kampionatin 2015, ku pa dyshim se do të „luftojnë“ për Kupën e Kampionit për këtë vit!
Urojmë suksese dhe falënderojmë për pjesëmarrje në garë!
Ekipi për informim
25. März 2015