Apr 292012
 

 

Të nderuar Bashkatdhetarë, Sportdashës dhe Ju ekipe antare në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri.

 Kr. Qani Sulejmani

 

Hapja solemne e Kampionatit ishte një kënaqsi e vecant. Në emer tim personal dhe në emer të kryesisë falemenderoj të gjithë ata që kontribuan për fillimin e këtij Kampionati. Falemenderimi i vecant për përfaqsuesin e Ambasadës të Republikes së Kosovës ne Vien zotri Anton Marku. Falemenderoj komisionin e garave, lidhjen e Referëve, Komisionin disciplinor, Vëzhguesit, Shoqatën Kulturo Sportive Afrim Zhitia, Shoqërin K.A. 12 Qershori Vien dhe Arsimtarët e Gjuhës Shqipe në Austri.

Ky Kampionat do të jetë, një Kampionat shum interesant duke pasur parasysh konkurencen e Ekipeve që predendojnë për kreun e tabellës. Kjo na jepë një shpres, që gjithë Shqiptaret që jetojnë dhe veprojnë në Austri që do ta kuptojnë qëllimin dhe synimin e kësaj Lige.

Ka edhe shumë për të berë në cdo aspekt. Lus Ekipet antare në Ligën Shqiptare, që të japin kontributin e vetë në fushë dhe jasht fushës. Të kenë parasysh se janë duke e prezentuar Kombin Shqiptar dhe Sportin Shqiptar në Diasporë. Lus gjithë ata që kanë deshirë të kontribojnë financiarisht rininë Shqiptare kryesia e Ligës ju falemenderohet përzemërisht.

Dita e Diell është një festë Sportive Shqiptare. Me shpres që gjithë na të japim maximumin për një punë të suksesshme në vitin 2012.

Me nderime Kryetari i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

 28. Prill 2012

 

 

 

 29. April 2012
Suffusion theme