Nga Kremsi, përfaqësuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit, sjellin dy shpërblime të vlefshme.
Me meritë të plotë, në pronësi të Ligës tashmë është edhe kupa e fituar në këtë turnir. Lojtarët përfaqësues të ligës morën vendin e tretë, duke mposhtur shumë ekipe tjera, që synonin vendet e para.
Poashtu në këtë lojëra cilësore, golashënuesi më i mirë ishte pikërisht nga përfaqësuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.
KF Krenaria, që edhe ky ekip mori pjesë nën ëmrellën e Ligës, shënoi fitore dhe u kualifikua deri në çerekfinale, ku u mposht nga ekipi që mori vendin e parë. Vlenë të theksohet se KF Krenaria tregoj ndeshje cilësore duke mos marrë asnjë gol dhe ishte kandiduar për shpërblimin e portjerit më të mirë, por ky shpërblim iu dha portierit të ekipit që morën vendin e dytë.