Dez 252014
 

Albanische-Fußball-Liga-in-Österreich-Kopie.jpg

Me rastin e festave të fundvitit, urojmë që të kaloni sa më mirë, njëherit urojmë çdo të mbarë në vitin 2015!

 25. Dezember 2014
Nov 282014
 

flamuri_kombëtarUrojmë të gjithë bashkëkombësit me rastin e ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së Flamurit kombëtar!

 28. November 2014
Nov 242014
 

LOGO rrethore - 5 VJET

Gänserndorf të Austrisë së Ulët (Niederösterreich), afër Vjenës, ashtu siç ishte planifikuar, më 23.11.2014, ne mesin e të ftuarëve dhe të mysafirëve tjerë, të cilët e nderuan këtë manifestim me ardhjen e tyre, u shënua PESËVJETORI i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Para të pranishmëve u prezantua në pika të shkurta puna pesëvjeçare e të gjitha ekipeve punuese, që nga themelimi e deri më sot, pa lënë anash as PETICIONIN për pranimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA dhe UEFA, dhe meritat e kësaj Lige, ku Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës në vitin 2012, përzgjodhi pikërisht Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri për ta shpërblyen me çmimin „për kontribut të veçant në sport“, i cili çmim u pranua në Prekazin legjerndar nga kryetari i LSHFA-së z. Qani Sylejmani.

Kryetari i Ligës, Q.S., falënderoi të gjitha ekipet e futbollit,  Kryetari Qani Sulejmanitë gjitha ekipet punuese dhe të gjithë përkrahësit, që në çdo formë të mundshme ndihmuan mbajtjen e garave në kuadër të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ligë kjo që është e veçantë në Diasporën Shqiptare. Pos tjerash ai shtoi edhe rëndësinë e kësaj Lige, qoftë në vlerat e bashkimit të bashkatdhetarëve në aktivitete të përbashkëta, por edhe në bashkimin e rinisë shqiptare në mërgatë.

Ibrahim Makolli - Ministër i DiasporësManifestimin e nderuan me ardhjen e tyre përfaqësuesit e Ambasadës së Republikës së Kosovës, që shprehen mbështetjen e tyre për punën e pakrahasuar të kësaj Lige. Z. Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës, në fjalën e tij tha se nuk është e vështirë të flitet aty ku bëhet punë e mirë. Njëherit Z. Makolli premtoi përkrahjen e shtetit dhe të Qeverisë së Kosovës në mbështetjen e aktiviteteve të Ligës, pasi që kjo luan një rol të rëndësihëm në Diasporën Shqiptare.

Të pranishmit u përshëndeten edhe nga zyrtarët e lartë të Ambasadës së Kosovës, Z. Canaj, Charge d’Affaires, i cili theksoi se është mirë kur bashkatdhetarët ndihen në institucionet shtetërore si në shtëpinë e vet, dhe poshtu premtoi përkrahje institucionale ndaj aktiviteteve të tilla.

Konzulli, z. Lladrovci, shtoi mes tjerash, se e ka të lehtë sot, kur ka përfaqësuesit përgjegjës të shtetit të Republikës së Kosovës të pranishëm në këtë manifestim, pasi që në shumicën e rasteve deri më tash atë barrë e mbante ai vet nëpër aktivitetet e bashkatdhetarëve. Duke përshëndetë punën e palodhur të aktivistëve në Ligën Shqiptare të Futbollit, ai premtoi poashtu përkrahjen e tij ashtu siç bëri në aktivitetet e tjera deri më tash.

Këtë manifestim e përshëndeti edhe aktori kosovar, i njohur tashmë si OKI në serialin vendor „Kafeneja jonë“, edhe pse pjesëmarrja e tij ishte krejt rastësisht, por që shtoi se ka respekt për punën e aktivistëve në këtë Ligë, pasi që, siç shtoi ai, „rastësisht“ kishte të bënte me një klub futbolli në Kosovë dhe kishte njohuri për organizimet dhe vështirësitë që ndoshin në prapaskenë. Duke e pëlqyer LOGON e Ligës, uroj suksese dhe menifestime të tilla edhe në shumë e shumë vite të tjera që vijnë.

Nder mysafirët e ftuar ishin edhe përfaqësuesit nga Kremsi, të cilët ishin Kremsi - nënkampioni i vitit 2010pjesëmarrës qysh në themelimin e Ligës në vitin 2010, dhe që atë vit ishin shumë të suksesshëm, duke marrë me meritë titullin Nënkampion 2010. Kjo shoqatë, pas ndërprerjes së garave të tyre në vitet pasuese, edhe pse ishin shumë të sukssesshëm dhe radhiteshin në vendin e dytë, para të pranishmëve, në fjalën e rastit, premtuan që do të rikthehen shumë shpejt përsëri në Ligë, për të garuar në ndeshjet kampionale me ambicie të mëdha.

Ndër të ftuarit e tjerë ishin edhe ish pjesëmarrës të ekipeve në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, që kontributin e tyre e dhanë në të kaluarën, duke treguar rezultate mjaft të mira dhe cilësore në ndeshjet e zhvilluara në kampionatet e mëhershme. Ndër bisedat e ngrohta miqësore, madje theksuan se vitin që vjen ata do të jenë mbajtësit e radhës të titullit të kampionit, gjë që krijoi ngrohtësi dhe zgjoi kurreshje në mesin e bashkëbiseduesëve.

referëtPa dyshim, një meritë e veçantë u takon të gjithë Referëve, në krye me Z. Abdullah Abdullahu, të cilët me punën e tyre të palodhur, ndihmuan që garat futbollistike në këtë Ligë të zhvillohen me rregullat e FIFA-së, dhe duke ngritë kështu nivelin sportiv vit pas viti, gjë që më së miri u vërejt në Kampionatin 2014, ku nuk pati asnjë karton të kuq. Pos kësaj, në kuadër të Ligës vazhdimisht organizohen seminare dhe stërvitje për të licencuar trajnerët e ekipeve garuese në kuadër të Ligës.

Në përmbyllje, Halil Jashari, që njëherit është edhe kryetari i Komisionit të Garave në kuadër të Ligës, kishte përgatitë për këtë manifestim një dokumentar me materialet arkivore që posedon Liga. Me këtë material dokumentar, të pranishmit patën rastin që të shohin punën pesëvjeçare të Ligës, duke filluar qysh gjatë takimeve dhe bisedimeve të para për krijim e saj dhe themelimin e saj, duke vazhduar kështu me radhë në zhvillimet e Kampionateve 2010, 2011, 2012, 2013, e deri në përfundimin e Kampionatit 2014. Së shpejti do të publikojmë këtë dokumentar, për të gjithë të interesuarit e tjerë, kudo që janë

Grupi „DY TELAT“, ishin mysafirë special të ftuar në këtë manifestim, për të kënaqë mysafirët, gjë që e bënë me plot dëshirë dhe kënaqësi.

Pos këngëve të parapara të këndohen në programin e këtij manifestimi, ky grup i veçantë „u detyrua“ nga duartrokitjet dhe brohoritjet e mysafirëve, të vazhdojnë edhe me kënge të tjera. Këtë këtkesë ata menjëherë e kryen me plot mjeshtri dhe dëshirë.

Pikërisht për këtë përvjetor, ekipi teknik realizoi WEBFAQJA E PARË - ARKIVI 2010-2011aktivizimin e arkivit të vebfaqës së parë të kësaj Lige, të cilën mund ta shfletoni në arkiva.futbollishqiptar.eu , e cial është marrë ashtu siç ishte, pa asnjë ndryshim. Në këtë faqë mund të lexoni të gjitha detajet rreth dy kampionateve të para, të vitit 2010 dhe 2011, me gjithë ecurinë e tyre deri në kurorëzimin me titullin KAMPION. Nërsa para fillimit të Kampionatit 2014, nga ekipi teknik, u krijua faqja speciale live.futbollishqiptar.eu që detyrë të vetme ka informimin e drejtpërdrejt nga tereni sportiv, për të gjithë sportdashësit që për shkaqe të ndryshme nuk mund të jenë prezent, por edhe për të gjithë ata që rezultatet e Ligës i përcjellin nga largësia.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, të gjitha ekipet, të gjithë sponzorët, të gjithë aktivistët dhe përkrahësit e Ligës, që nga themelimi i saj e deri më sot, për sukseset e arritura sëbashku!

Për Ligën Shqiptare të Futbollin në Austri
Ekipi për informim

 24. November 2014