Dez 242016
 

LOGO Liga
Me rastin e festave të fundvitit, Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ju uron të gjithëve një fundvit të qetë e të rehatshëm dhe çdo të mirë në vitin 2017!

Urime dhe suksese!

 24. Dezember 2016
Nov 212016
 

kupa-2016-vendi-1

Përmbyllet me shumë sukses turniri KUPA E PAVARËSISË 2016, që u organizua nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues, që këtë vit u mbajt në Vjenë.

Sikur që ishte paraparë që në pranverën e këtij viti, në mbledhjen e kryesisë së Ligës Shqiptare, turniri KUPA E PAVARËSISË 2016, që u mbajt dje, më 20.11.2016, u realizua sipas parashikimeve dhe në orarin e paraparë.

Konsulli i Republikës së Kosovës, Z. Imer Lladrovci, pasi përshëndeti të pranishmit si përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Kosovës, së shpejti mori edhe detyrën e ditë në këtë turnir, por kësaj radhe si sportist për ekipin e Qeverisë Kosovare, në fushën e lojës. Loja zyrtare që shënoi në mënyrë solemne fillimin e turnirit ishte ajo në mes të ekipit të Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe të Përfaqësueses së Ligës Shqiptare, ku Përfaqësuesja e Ligës nuk e pati shumë të lehtë fitoren që mori.

konsulli-i-kosoves-dhe-kryetari-i-ligesambasada-perfaqesuesjaambasada-e-kosoves-perfaqesuesja-e-liges-shqiptarekonsulli-i-r-kosoves

Vlenë të përmendet, se disiplina e sportistëve dhe e pjesëmarrësve ishte tejet në nivel, dhe ndeshjet e futbollit ishin shumë në nivel, si për nga cilësia e lojës ashtu edhe nga loja fair-play, gjë që edhe pritej, pasi që në Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri, që nga krijimi i saj, e deri tash, në vitin e shtatë kampional, vazhdohet të luhet me sistem të rregullave që zbatohen edhe në FIFA.

Pas Kampionatit të rregullt, ekipi KËRÇOVA si Kampion 2016 në Ligën Shqiptare, edhe pse gjatë turnirit KUPA E PAVARËSISË 2016, në garat kualifikuese, u befasua nga ekipi KRENARIA, ku loja përfundoi me rezultatin 0:0, arriti që në ndeshjet tjera ti përmbyllë të gjitha, deri me fitoren në finale, ku edhe siguroi KUPËN E PAVARËSISË, si fitues i turnirit për këtë vit.

Ekipi mysafir BOS KURT, arriti të sigurojë vendin e dytë, me ndeshje të forta dhe të suksesshme, kurse vendi i tretë i takoi ekipi DEÇANI, pas një fitoreje kundër ekipit BESA në ndeshjen për vendin e tretë. Ekipi BESA, që në Kampionati i sivjem ishte në vendin e tretë, në turnir mbeti në vendin e katërt, por duke kënaqur publikun me përvojën e veteranëve të futbollit, që kishte në ekip, dhe me lojë mjaft cilësore.

Favoriti i turnirit dhe Nënkampioni 2016 dhe Kampioni i vitit 2015, FC TIMI, kësaj radhe nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, përkundër cilësisë që kishte, dhe përfunduan garat më herët, sikurse edhe ekipet tjera, si ekipi STUDENTI,  ekipi TERNITZ, ekipi XIXA Greshnicë, e të tjerë.

kryetari-keshilli-koordinues-mirenjohjaLigës Shqiptare, pasi që ishte në bashkëpunim dhe në koordinim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, për këtë aktivitet, nderoi punën e këtij Këshilli Koordinues, me çrast u nda edhe në mënyrë solemne mirënjohje, e cila u dorëzua nga kryetari i Ligës Shqiptare, Z. Qani Sulejmani, te përfaqësuesi këtij Këshilli. Gjithashtu e pranishme ishte edhe Rolanda Limani, që vazhdon të jetë bashkëpunëtore në aktivitetet e Ligës Shqiptare.

Falënderojmë të gjithë përkrahësit dhe bashkëpunëtorët e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, Shoqatat bashkëpunuese, Qeveritë tona, aktivistët e shumtë dhe sportistët, për pjesëmarrje në turnirin KUPA E PAVARËSISË 2016, që u zhvillua për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, që ishte në kuadër të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues, që njëherit përmbyllë aktivitetet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri për vitin 2016.

Ju faleminderit
Ekipi për informim

 

FOTO E PËRBASHKËT (fituesit, kryesia dhe aktivistëst)

grupi

grupi_urra

 21. November 2016
Nov 202016
 

button-55mm-kupa-2016

Sot, më 20.11.2016, në Vjenë, në Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë, nga ora 12:00, mbahet turniri në futboll për nder të Pavarësisë së Shqipërisë, i quajtur KUPA E PAVARËSISË 2016, që organizohet nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri dhe i cili zhvillohet në Javët e Kulturës Shqiptare në baskëpunim me Këshillin Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.

Turnirin në futboll,  me karakter të shumëfisht, e nderojnë me pjesëmarrje përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe të Ambasadës së Republikës së Kosovës, dhe po ashtu nga Këshilli Koordinues i Shoqaatve Shqiptare në Austri!

Ekipet pjesëmarrëse, që tashmë zyrtarizuan paraqitjen për këtë turnir, priten nga ora 12:00 të jenë në adresën e lartëpërmendura, sipas njoftimeve që i kemi bërë edhe më herët, këtu në faqen zyrtare të ligës, ndërsa aktivistët dhe grupi organizues do të jenë edhe më herët teren.

Ndërsa ato ekipe që dëshironin të merrnin pjesë, që u paraqitën për pjesëmarrje, por që nuk kaluan zyrtarizimin sipas kushteve të caktuara dhe të publikuara që në fillim të afatit për paraqitjen e ekipeve, nga Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, NUK u mundësohet të marrin pjesë në këtë turnir, me karakter festiv dhe sportiv! Mirëpo, herave tjera janë të mirëpritura, por sipas kushteve dhe rregullave të parapara në Ligën Shqiptare!

Risi në këtë Turnir është paraqitja e ekipit të futbollit nga Ambasada e Republikës së Kosovës, që e madhërojnë atmosferën sportive, të cilëve në veçanti u urojmë sukse në lojë dhe falënderojmë pjesëmarrjen e tyre!

 

Ekipeve garuese, dhe të gjithë mysafirëve tjerë, u urojmë suksese në turnir dhe kënaqësi së bashku me ne!

Në emër të kryesisë
Ekipi prë informim

 

Adresa dhe harta:   Schulschiff – Donauinselplatz, 1210 Vjenë

kupa-e-paveresise-2016-liga-shqiptare-ne-austri

 

 20. November 2016