Dez 242019
 

Të nderuar miq të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri dhe ju dashamirë të sportit,

sikur edhe vitet e tjera, viti 2019 u percoll me shumë aktivitete të ndryshme, si me ato sportive dhe kulturore të komunitetit shqiptar në Austri. Në këtë vit u shënua edhe aktiviteti „10 VJET LIGË“, që ishte kremtimi zyrtar i 10 vjetorit të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri.

Tani jemi në përmbylljen e këtij viti ku na presin ditë të festave dhe ndrrimi i motmoteve.

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ju uron të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin, shëndet, lumturi e paqe, si dhe suksese në të gjitha fushat e jetës. Dhe me ndrrimin e moteve zhvillim të mbarë në të gjitha sferat e interesit kombëtar dhe atë personal.

Në veçanti dëshirojmë të kujtojmë termetin dhe ngjarjet e nëntorit në Shqipër dhe të shprehim ndjenjat tona! Pikërisht për këtë vazhdon ende aksioni „NDIHMA PËR TERMETIN NË SHQIPËRI“, që ju ftojmë të bashkoheni dhe të ndihmojmë së bashku, sikur në njoftimet që kemi bërë! Për Informatat klikoni këtu!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri do të qëndrojë besnike me aktivitete edhe në vitin e ardhshëm, në vitin 2020, që mbushen 11 VJET aktivitete të pandërprera në Ligën Shqiptare!

Gëzuar vitin e ri 2020!

 24. Dezember 2019
Dez 112019
 

NDIHMË PËR SHQIPËRINË

Të nderuar aktivistë dhe bashkatdhetarë,

sipas premtimit, ju njoftojmë për vendimin e kryesisë, të marrë më datën 7.12.2019, në lidhje me ndihmën për të ndihmuar Shqipërinë me rastin e termetit që ndodhi para disa ditësh!

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri ishte dhe do të jetë në kontakt me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, në këtë rast edhe për këtë aktivitet ndihmash, dhe ndihmat e mbledhura do të dorëzohen zyrtarisht dhe drejtpërdrejt te zyrtarët e Ambasadës së Shqipërisë në Vjenë, gjegjësisht te ambasadori!

Po ashtu Liga Shqiptare do të organizojë edhe aktivitete tjera, që do të dedikohen pikërisht për ndihmë ndaj Shqipërisë, për çka do të njoftoheni me kohë!

Për pasqyrim dhe drejtësi (transparencë), secili që ndihmon, do të prezantohet në listë, edhe te organet e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, por edhe në faqën zyrtare të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Prandaj, ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të bashkangjiten në aksionin NDIHMË PËR SHQIPËRINË, që të kontribuojnë përmes dërgesave në KONTO! Për pyetje ju lusim të kontaktoni anëtarët e kryesisë ose organet e Ligës Shqiptare!

I falënderojmë që tash të gjtihë ata që i bashkangjiten këtij aksioni!

 

Xhirollogaria e Ligës Shqiptare të Fultbollit në Austri

  • ARSYEJA/ Verwendunszweck: NDIHMË PËR SHQIPËRINË
  • – Banka: MARCHFELDER BANK
  • – BIC: MVOGAT22XXX
  • – IBAN:AT074211045492830000
 11. Dezember 2019
Nov 292019
 

Kryesia e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, duke pa ngjarjet e fundit, pas termetit në Shqipëri dhe duke ndje dhemshuri të madhe, po shqyrton mundësinë për të ndihmuar!

Urojmë që gjithçka të kalojë sa më lehtë, e sidomos për të gjithë ata të prekurit drejtëpërdrejt!

Ekipi ër informim (A.J.)

 29. November 2019
Suffusion theme