Okt 062018
 

Njoftim!

Anulohet ndeshja miqësore „FC MAUERWERK“ – „LIGA SHQIPTARE“!

Nesër NUK KA AKTIVITET SPORTIV

 

Të nderuar sportdashës,

sot jemi informuar nga ekipi FC MAUERWERK, se nesër NUK mund të luhet ndeshja miqësore, që ishte paraparë të luhet me PËRFAQËSUESEN E LIGËS SHQIPTARE, për arsye organizative!

Ndeshja ishte paraparë të luhet nesër, e diel, më 07.10.2018, në të cilën ditë kryesia e Ligës Sqhiptare të Futbollit në Austri kishte paraparë të mbahen edhe disa ndeshje, në formën e turnirit të vogël pas kampionatit, e që edhe këto ndeshje NUK do të mbahen!

Turniri i radhës do të jetë më datën 18.11.2018, në Vjenë, i njohur si turniri GARAT E KUPËS! Të gjitha ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mund të paraqesin ekipet e tyre te anëtarët e kryesisë!

Paraqitja përmes telefonit për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018:

Paraqitja përmes për turnirin „GARAT E KUPËS“ të datës 18.11.2018 – përmes formularit (kliko)!

Për detaje ju njoftojmë me kohë!
Deri atëherë, ju mirëpresim dhe mirëmbetshi!

Ekipi për informim

 6. Oktober 2018
Suffusion theme