Mrz 232015
 

 

kampionati - lajmi

Paraqiten ekipet e para për pjesëmarrje në KAMPIONATIN E GJASHTË TË FUTBOLLIT për vitin 2015.

Në Kuvendin e Ligës, të datës 22.03.2015, pos tjerash, pika kryesore ishte pjesëmarrja e ekipeve në KAMPIONATIN 2015, që deri më tash ka 14 ekipe që dëshirojnë të marrin pjesë në garë. Gjatë kuvendit, tetë (8) ekipet e para u fiksuan  për këtë KAMPIONAT, kurse gjashtë (6) të tjera presin të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre! Priten vendimet e ekipeve të përcillen te organet e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri!

Paraqitja e ekipeve bëhet ONLINE, përmes formularit që ekipi teknik tashmë ka vënë në funksion, ndërsa kushtet për pjesëmarrje janë:

Sipas vendimit të kryesisë, afati i kryerjes së të gjitha obligimeve,
për pjesëmarrje në KAMPIONATIN 2015, është caktuar të jetë data 15.04.2015!

EKIPET E FUTBOLLIT OBLIGOHEN:
        – Të paraqesin ekipin e futbollit ONLINE, te organet e Ligës, Kryesia apo Komisioni i Garave
        – Të kryejnë pagesën 400€ në xhirollogarinë e Ligës (shih vebfaqen, krahu i djathtë i informatave)
        – Të dërgojnë listën e plotë të emrave të lojtarëve dhe poashtu logon zyrtare ONLINE (përmes FORMULARIT)

mos zbatimi i këtyre pikave nuk mundëson pjesëmarrjen!

Për informata të tjera, ju njoftojmë së shpejti!

Ekipi për informim

 23. März 2015